Rikthehet Superliga, sot përballen Bylis-Erzeni dhe Teuta-Vllaznia! Ndeshjet e tjera të javës së 6-të

Rikthehet Superliga, sot përballen Bylis-Erzeni dhe Teuta-Vllaznia! Ndeshjet e tjera të javës së 6-të

Foto ilustruese

Sot rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë Superiore. Këtë të premte luhen dy ndeshjet e para të javës së 6-të Bylis-Erzeni dhe në Durrës vendasit e Teutës presin Vllazninë. Emocione priten të dielën në derbin Partizani-Tirana. Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares sot rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë Superiore. Këtë të premte do të luhen dy takimet e para. Java e 6-të nis në Ballsh kur në orën 15:00 Bylisi pret Erzenin në një sfidë mes dy skuadrave që kanë surprizuar deri më tani kryesisht shijakasit.

Ndërsa në orën 17:45 në Durrës Teuta pret Vllazninë në një sfidë shumë të rëndësishme për të dyja skuadra por jetike për durrsakët. Të shtunën do luhen sfidat Laçi-Kukësi e Egnatia-Kastrioti ndërsa kjo javë mbyllet të dielën me derbin e kryeqytetit Partizani- Tirana që luhet në “Air Albania” duke filluar nga ora 19:00./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit