Rikthim me Keisin pas daljes nga Big Brother VIP? Kristi: Do ishte e çuditshme po të njëjtën gjë! Më mirë të jetë e mbyllur

Rikthim me Keisin pas daljes nga Big Brother VIP? Kristi: Do ishte e çuditshme po të njëjtën gjë! Më mirë të jetë e mbyllur

Kristi dhe Keisi kur shkëmbyen puthje

Keisi i ka lënë ‘dyert e hapura’ që njohja me Kristin të vijojë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, ndonëse atje vendosi që të mos e vijojë më historinë që nisën. Por Kristi duket se nuk është i këtij mendimi.

Në emisionin e radios live nga shtëpia e Big Brother VIP, Kristi tha se është më mirë që ajo histori të mbetet e mbyllur.

“Me mendime nuk do flas, si u zhvillua këtu me mënyrën si përfundoi këtu do ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur…”, tha Kristi.

Ndërsa Keisi, pasi la shtëpinë tregoi edhe arsyen përse vendosi që të mos e vijojë historinë me Kristin brenda shtëpisë.

“E lashë more se unë jam shumë e përkëdhelur, dua të më vish nga mbrapa. Çfarë është kjo “Më bëj ti mua për të ngrënë”? Më bëj ti mua, jo unë ty. Unë të bëj sepse kam qejf kam dëshirë por tani një herë dy herë s’ka. Ishin shumë arsye, disa gjëra shumë të vogla që ndonjëherë publiku nuk i vë re. Unë isha aty por ndërkohë mua nuk është se po më shikonte më njeri, ishte gjatë gjithë kohës vetëm ai fokus. Më erdhi pak çudi, domethënë okej nuk po i afrohesha më, doja të rrija më mirë vetëm dhe po rri me banorët e tjerë dhe po i lë hapësirën e tij ndërkohë ai më harroi fare, thashë “Ky këtë paska dashur”. Nuk është se i bëri përshtypje edhe kur i thashë unë stop nuk do vazhdojmë më bashkë”, tha Keisi.

Megjithatë tha se njohja me Kristin mund të vijojë kur të dy të jenë larg vëmendjes së kamerave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?