Rikthim vizash për shqiptarët? Ambasada holandeze në Tiranë sqaron vendimin

Rikthim vizash për shqiptarët? Ambasada holandeze në Tiranë sqaron vendimin


Pas vendimit të parlamentit që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët ka reaguar ambasada holandeze në Tiranë. Ambasada deklaron se për momentin asnjë procedurë nuk do të ndryshojë për shqiptarët në raport me vizat.

Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Hollandë: Qeverisë Hollandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë.

Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh” deklaron ambasada holandeze.


Lajmi kryesor:

Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, por vendos Brukseli, Tirana: KE do ta rrëzojë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre