Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK

Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK

Lulzim Basha

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Korçës para strukturave, ripërsëriti qëndrimin e palëkundur për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen ndaj SPAK.

Duke iu referuar rikthimit të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme, Basha tha se kryeministri që bërtiste me të madhe “i tërhoqi ushatërt Amerika nga SPAK” dhe dy protagonistët e tjerë, e morën sërish lajmin nga SHBA.

Më tej ai citoi sërish mesazhin që mori gjatë vizitës së fundit në SHBA nga drejtues të lartë në administratën e Trump, duke thënë se “gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje”.

Sipas Bashës, SHBA, BE, Britania e Madhe, Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik janë shumicë absolute në mbështetje totale të SPAK-ut dhe drejtësisë. 

“Me mbështetje të palëkundur për luftën kundër korrupsionit, SPAK. “I tërhoqi ushtarët Amerika” – tha, e mbani mend apo jo? E tha me një gëzim të madh, “i tërhoqi ushatërt Amerika”. Sot të dy protagonistët, se i treti është tek vendi te 313 është, kanë marrë lajme nga Amerika. Kanë marrë habere. Siç ua kam thënë kur jam kthyer nga udhëtimi im i fundit mesazhin e drejtuesve më të lartë të administratës të presidentit Trump që e ka luftën kundër korrupsionit kryeprioritet: Gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje. E pra lajmin e keni parë të gjithë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe dhe ne Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik që janë një shumicë absolute, jemi në mbështetje totale të SPAK-ut, jemi në mbështetje totale ndaj drejtësisë” – u shpreh Basha.

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur, dalin pamjet kur rrëzohet para policëve

Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur, dalin pamjet kur rrëzohet para policëve