Rikthimi i basteve, Partia e Lirisë: Kush ‘e kapi për fyti’ Edi Ramën? Po e rrëmben të gjithë tregun në duart e veta

Rikthimi i basteve, Partia e Lirisë: Kush ‘e kapi për fyti’ Edi Ramën? Po e rrëmben të gjithë tregun në duart e veta

Foto ilustruese

Qeveria po mendon që brenda marsit të vitit të ardhshëm të rikthejë bastet online në vend dhe kjo për Partinë e Lirisë është treguar se Kryeministri Rama është i kapur. Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, ka dalë në një konferencë për mediat dhe është shprehur se Rama ka dalë totalisht kundër atyre që deklaronte vetëm 2 vite më parë dhe për këtë duhet të thotë pse.

“Edi Rama ka vendosur të rikthejë ligjin e basteve përsëri, pikërisht atë ligj të cilin e hoqi vetëm 2 vjet më parë.  Pyetja që shtrojnë të gjithë shqiptarët është kush e kapi prej fyti Edi Ramën dhe e bëri të marrë një vendim të tillë? Pra ishte Edi Rama i cili na tregonte që 68% e atyre që luajnë bixhoz kanë nisur të luajnë në moshën 10-15 vjecç.  Mbi 700 milionë euro qarkullojnë janë paratë që qarkullojnë në kompanitë e basteve. Edi Rama ka deklaruar vetë se ka porositur dhe studim që provonte dëmin shkatërrimtar nga bastet. Bastet ishin shkaktar të stresit të jashtëzakonshëm dhe të konflikteve familjare nga më të rëndat, deri në shpërbërjen e familjes apo dhe krimi në familje.  Bastet administroheshin nga njerëz të inkriminuar. Bastet një nga burimet shumë të rëndësishme të krimit të organizuar”, tha Vasili.

Ai u shpreh se Edi Rama do të miratojë një ligj, pasi e ka rrëzuar për këto arsye kaq të rënda dhe sipas tij kjo ndodh për shkak se heqja e ligjit iu desh për të larguar ata që e zotëronin atë rrjet dhe për ta rrëmbyer në duart e veta dhe të klientëve të tij.

“Edi Rama nuk gjen dot zgjidhje dhe qahet se ka prodhim masiv të ullinjve, e nuk ngre dot asnjë laborator për të certifikuar cilësinë e vajit të ullirit shqiptar por në mendje ka të rrëmbejë para me baste, me koncesione, me inceneratorë, e tendera.  Në rast se Maqedoni fqinje do të kishte prodhimin e ullinjve të Shqipërisë, nuk do të kishte mbetur asgjë pa shitur dhe do t’i ndihmonte fermerët ashtu sicc ka bërë dhe bën vazhdimisht. Ndërsa Edi Rama si peng i çdo operacioni të pisët financiar dhe korruptiv e ka mendjen vetëm tek të tilla ligje që rrëmbejnë para, siç janë bastet, Porti i Durrësit, aministia fiskale dhe asnjëherë administrimin e një qeverie që punon për popullin dhe që nuk është e korruptuar.  Çdo ditë me Edi Ramën në pushtet do të thotë një lajm i keq për çdo shqiptar dhe familje shqiptare.  Largimi i tij është zgjidhja e vetme”, përfundoi Vasili.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 20/09/2023 10:06

    hahahahahahhaa ju kankapur hallo se nuk ju ka lene gje ju? hahahah hikni mer shkerdhata se ishim rehate ca kohe pa ju..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore