Rikthimi i Berishës në krye të PD? Zogaj: Është kthim mbrapa!
Kur flet për kritikët analisti shprehet i rezervuar por i jep vlerë më të madhe kritikëve që debatojnë nga selia blu.
Ajo që është quajtur risi nga demokratët, për analistin Preç Zogaj, njohës i problematikave në PD, është diçka e vjetër. Në një koment në Report TV, Zogaj shprehet se, përzgjedhja e kandidatëve për deputetët dhe kryebashkiak duhet të ishte sanksionuar me parimin një anëtar, një votë.
“Gjithë ajo që thuhet për rolin e anëtarësisë nëse nuk saktësohet se anëtarësia konsultohet me parimin “Një anëtar, një votë”, ngelet siç ka qenë dhe më keq se sa ka qenë. I bie që anëtarët mblidhen në mbledhje të hapura, vë gjithsekush një emër dhe dalin ca lista të gjata, për 5 vende, 50 veta që nuk i sheh kush më. Kjo është shumë serioze”, shprehet ai.
Ndërsa për pikën më të debatuar, mandatin e kryetarit, Zogaj ka këtë qasje: “Kjo për mua nuk është një pikë shumë e rëndësishme sepse vetëvetiu kryetarët kur humbin dy herë zgjedhjet politike, humbin të drejtën të vazhdojnë edhe po të mos shkruhej sepse nuk ka asnjë shans më”, thotë Zogaj.
Kur flet për kritikët analisti shprehet i rezervuar por i jep vlerë më të madhe kritikëve që debatojnë nga selia blu.
“Sidomos kritikat që shoqërohet dhe me propozime për zgjidhje janë shumë të mirëpritura dhe duhet të mirëpriten për mendimin tim, kurse kritikat nga distanca, nga llogorja ose kritikat që mbështeten në një konsideratë që nuk i ndryshojnë ato nuk kontribojnë pozitivisht”, thekson analisti.
I pyetur për thirrjet e disa anëtarëve demokratë që kërkojnë rikthimin e Sali Berishës, Zogaj thotë se nuk është zgjidhje që e çon PD në fitore.
“Nëse PD përfundon tek kjo zgjidhje ajo është një kthim mbrapa që nuk jep ndonjë prespektivë për t’u rikthyer në pushtet”, nënvizon ai.
Zgjidhja e vetme sipas tij është kjo: “Unë nuk di mënyrë tjetër përpos se përmes anëtarësisë dhe garës përpara anëtarësisë. Nuk mund ta shtrojmë këtë çështje si një çështje të raporteve personale mr kryetarin. Unë nuk do e pranoja një lloj “pajtimi” që meqënëse po bëhet zhurmë ty po të vë këtu, e ty aty. kjo do ishte prap keq”, thotë Zogaj.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4010
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor, 13:37
-
Mero Baze: Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur
24 Dhjetor, 07:02
O përç po ik or bur se je bo i neveritshëm ti je universal i di të gjitha e sdi asgjo . Po si s'fole njëher për Gërdecin po si sfole për ata 4 të shkretët që i vran me duar nëxhepa po si s'fole për lul shal ngjitmin që vodhi 260 miljon euro . Apo për kto gjëra ti <PËRÇ> nuk kupton o derdimeni përç.
PërgjigjuJa dhe Bashkepuntori i Sigurimit te Shtetit Preç Zogaj...nuk mund te rrije pa ngrene marmalate....
PërgjigjuKthimi Berishes? Kane ndryshu taktikat edhe kthimi nga mbrapa ka nepsin e vet.
PërgjigjuEdhe gamori kur cof i kthen nallxhat perpjete.
Përgjigju