Rikthimi i Berishës në Parlament/ Meçe në 'Repolitix': Sot ishte krenar, por i dh...! Çaça: Ai sfumon çdo zë nga opozita! Tafani: PD pa bosht ideologjik

TIRANË - Rikthimi i Berishës në parlament seancën e sotme pas daljes nga arresti shtëpiak u debatua në ‘Repolitix’ në studion e Denis Mingës. Arben Meçe theksoi se dështoi teksa luajti rolin e viktimës pas arrestit shtëpiak. Sot shtoi ai ishte krenar por i dh*erë.

'Nuk u plotësua ëndrra e Edi Ramës të më mbante në dritare dhe të burgoste opozitën. Së pari ka identifikuar opozitën me veten e vet dhe këtë e kam goditur prej kohësh. Kam goditur tezën Free Berisha, Free opozitë. Dirigjenti i kësaj skeme që identifikon opozitën me veten e tij. Gjatë gjithë kohës kam thënë në kat të shtatë nuk e shpuri Rama, e shpuri vetja vet. Është njohës i ligjit.

Çdo kundërshtim vendimi gjyqësor ka penalitet, avokatët ia rekomanduan ke penalitete. Ndoqi rrugën e vet. Duke kundërshtuar shtetin, tentoi që ti dilte përballë të ballafaqohej dhunshëm me shtetin. Shteti iu kundërpërgjigj me rrugë ligjore. Ku u fut në betejë kishte dhe skemën a dhe b, do luante rolin e viktimës. Shteti ia uli hundën dhe në fund fare Berisha viktimë nuk prodhoi gjë. E shpuri vetja e vet. Sot ishte krenar, por i dh...'

Avokati Përparim Çaça shton se Berisha tregoi brenda opozitës se është lojtari i fortë, saqë dhe ata që i dolën kundër sot i puthin dorën.

'U rikthye në parlament. Është peshë e rëndë në parlament. Zë i rëndë në parlament. Kur nuk ishte dëgjonim zëra akutë. Kur është ai sfumon gjithçka, flas për opozitën. Ata të tjerët i forcojnë radhët kur kanë Berishën. Që tregon se është lider i padiskutueshëm, këto janë disa fitore të vogla. Puna që fitorja e madhe është fakti a do e mundi këtë pushtet?! Këtë do e shohim. Goxha e vështirë. Tregoi tek të tjerët që janë enturazhi, kanë menduar se Berisha do ikë vetë. Duhet ta mundësh. Ka treguar se ka më shumë formim se ta. Prodhon politikë pafundësisht. Është realiteti politik. Të gjithë e pranojnë se ka treguar se është 10 hapa para.'

Politologu Endri Tafani vë në pah se Berisha dhe PD sillen si parti të majta dhe propozimet i kanë të tilla. Problem sipas tij është një opozitë si PD-ja pa ideologji.

'PD-ja është parti me fanatikë të Berishës. Nuk ka më në PD një parti elektorale të djathtë, janë njerëz që kanë ndarë mendje se do jenë me Berishën. Problem i madh. Tek amendamentet e PD-së ishin të gjitha të majta, të rriten shpenzimet. Ideologjikisht partitë e djathta si të bëjmë më pak shpenzime. Tregon se ajo forcë politike nuk është e djathtë. Ka gjetur një lider karizmatik dhe shkon pas tij. PS e ka luksin e vet sepse është në pushtet. Një parti në opozitë pa ideologji, është arsyeja se Berisha kthehet. Nuk ka njeri tjetër. Mjafton të bësh biseda me militantët e PD-së.'

Avokati Besart Logu thotë se nuk mjafton Berisha që PD të kthehet në pushtet, pasi ai duket se po ndjek një agjendë personale dhe jo të partisë.

'U rikthye por për çfarë?! Në funksion të kujt? Për interesat e veta apo të partisë. Për këtë të dytën nuk duket se ka ndonjë agjendë të tillë ,që ta bëjë alternativë qeverisëse. PD dhe vetë zoti Berisha nuk e gëzon më monopolin e të qenit opozitar i vetëm. Vetë brenda PD-së ka disa realitete. Shumë vetë nuk ndihen të përfaqësuar as nga Berisha. Janë opozitarë por nuk ndjekin retorikën ti thonë Dumanit, je organizatë kriminale. Nëpër studio diskutohen vetëm PD-ja dhe vetëm Berisha, praktikisht po vrasim mundësinë e forcave të reja. Ju po mbyllni listat.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
'Repolitix'/ Logu: Rikthimi i Berishës nuk mjafton për ta bërë PD-në alternativë qeverisëse

Sipas Besart Logut, PD-ja dhe Berisha nuk kanë më monopolin e të qenit opozita e vetme në vend. Në parti ekzistojnë fraksione dhe individë që nuk ndihen të përfaqësuar nga Berisha dhe qasja e tij.

Logu kritikoi në 'Repolitix' diskutimet e fokusuara vetëm te Berisha dhe PD-ja, duke theksuar se kjo qasje pengon hapësirën për figura të reja dhe ide të reja brenda opozitës.

Ai vuri në dukje se një retorikë e tillë, për shembull ndaj kundërshtarëve politikë, është e dëmshme dhe kufizon potencialin e partisë për t'u transformuar në një alternativë të vërtetë qeverisëse.

'U rikthye por për çfarë?! Në funksion të kujt? Për interesat e veta apo të partisë. Për këtë të dytën nuk duket se ka ndonjë agjendë të tillë ,që ta bëjë alternativë qeverisëse. PD dhe vetë zoti Berisha nuk e gëzon më monopolin e të qenit opozitar i vetëm. Vetë brenda PD-së ka disa realitete. Shumë vetë nuk ndihen të përfaqësuar as nga Berisha. Janë opozitarë por nuk ndjekin retorikën ti thonë Dumanit, je organizatë kriminale. Nëpër studio diskutohen vetëm PD-ja dhe vetëm Berisha, praktikisht po vrasim mundësinë e forcave të reja. Ju po mbyllni listat.'

Ora 22:08
Endri Tafani: Amendamentet e PD-së, politika të majta dhe populiste! 25% e buxhetit të shtetit shkon për pensionet, dyfishimi do ishte katastrofë

Politologu Endri Tafani në “Repolitix” kritikoi qasjen e PD-së ndaj amendamenteve buxhetore, duke i quajtur të papërgatitura dhe me natyrë të majtë, që bie ndesh me ideologjinë e një partie të djathtë.

Ai theksoi se mungesa e një diskutimi paraprak dhe qasja populiste krijon probleme strukturore, duke përmendur se rritja e buxhetit për pensionet pa një plan të qëndrueshëm ekonomik është katastrofike.

Tafani theksoi se përmirësimi duhet të vijë nga rritja e të ardhurave dhe jo nga masa të pamenduara që mund të dëmtojnë sektorë të tjerë si arsimi dhe shëndetësia.

'Është sugjestionues. Ka atë të humorit. Ka një mënyrë të flas me njerëzit që të bë të kalosh në rangun e shakasë. Ishin shumë amendamente. PD-ja i solli shumë amendamente, dhe e keqja që nuk janë diskutuar më parë për këto. Që të kesh diskurs politik para se ti çosh në parlament. Që kauzën ta mbrosh në parlament. Kanë dalë në moment të fundit dhe askush nuk kishte haberin. Ajo që shoh, amendamentet ishin politika të majta. Ka keqkuptim të madhe me mënyrën si funksionon shteti. 2 mld euro shkon për pensionet në vit. 25% e buxhetit të shtetit.

Kur ke buxhetin e ke 8 mld dhe pensionet 2 mld është vështirë të flasësh. Dyfishimi do të thotë të shkosh 4 mld pensionet. Është katastrofë. Mos të kesh arsim, shëndetësi por vetëm pensione. Duhet kapur problemi në tërësi. Duhet të rrisësh ekonominë, të ardhurat. Nuk rriten duke u larguar njerëzit në kohë pune. Shpenzimet për fëmijët janë shumë të mëdhaja. Janë gjëra të pamenduara, në kuadrin e populizmit.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Pritja merr fund, Armando Broja grumbullohet nga ekipi i parë i Everton! Gati për ndeshjen e sotme në Premier League

Pritja merr fund, Armando Broja grumbullohet nga ekipi i parë i Everton! Gati për ndeshjen e sotme në Premier League