Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në vend i rikthehen normalitetit dhe mësimit në bankat e shkollës këtë javë që vjen, pas ndërprerjes për shkak të COVID-19. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim 'online' me drejtuesit e zyrave vendore arsimore ku kanë diskutuar mbi vendimin për t'u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.
"Pas vendimit më të fundit për t'u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, zhvillova një takim 'online' me drejtuesit e zyrave vendore arsimore nga të gjitha bashkitë e vendit", shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.
Ndërkohë, Kushi nënvizon edhe pikat kryesore të diskutimit ku kryesorja ishte për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme.

"Diskutuam për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme, sikurse u ndalëm edhe tek përgatitja sa më e mirë për provimet e Maturës Shtetërore në mënyrë që të mbështeten maturantët dhe të dalin faqebardhë pas këtij viti shkollor sfidues".
Ndërkohë që masat e tjera mbeten në fuqi, ku ora policore vijon të jetë 22:00-06:00, maska e detyrueshme në rrugë dhe karantina e detyruar 2 javore për qytetarët që vijën nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Drejtoresha e Instituitit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha dje se ka një rënie të rasteve të reja pozitive, rasteve aktive dhe të shtruarve në spitale.
Komente


Te hiqet sa me par
Përgjigju