Pas Metës edhe Berisha sulmon ndërkombëtarët dhe Sorosin: Kush njeh zgjedhjet do mbulohet nga turpi i historisë (VIDEO)

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një prononcim për mediat nga selia e Partisë Demokratike ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të pranohen. Më pas ish lideri i PD e ka quajtur 30 qershorin si 'të vdekur', ndërsa për qeverinë Rama ka thënë se është një nga regjimet më të urryera që nga diktatura e Enver Hoxha.

Berisha ashtu si Meta ka hedhur sulme ndaj ndërkombëtarëve, ndonëse jo drejtpërdrejtë, ish- kryeministri ka thënë se kushdo që i mbështet këto zgjedhje do të jetë turpi i historisë.  Po ashtu si presidenti Meta edhe Berisha në fjalën e tij mbajtur për mediat ka sulmuar filantropin amerikan George Soros duke thënë se ai është palë me Qeverinë.

"Shporrjen e  monstrës së pluralizmit Edvin Ramës, narkoshtetit dhe kakistrokracisë. Kjo është një betejë që merr karakter të shenjtë. Vlerat e Demokracisë të groposur me 30 qershor në farsën moniste do  të fundosen një minutë e më parë. Kjo ishte thirrja ime. Të vazhdojnë betejën deri në fitimin e plotë. PD bëri një nga aktet më mençurorë të PD që nuk u bë pjesë e farsës elektorale. Është e rëndësishme jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer, besnike dhe jo fasadë e një regjimi më të urryer që nga Enver Hoxha."

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se çdo të bënte PD nëse ndërkombëtarët do të njihnin zgjedhjet e 30 qershorit Berisha ka thënë se populli jonë nuk është i lirë nga mafia.

"Zgjedhjet e 30 qershorit  janë të dënuara me vdekje, ishte farsë. Rikujtoni Konventën e Të Drejtave të Njeriut... për zgjedhjet. Ato janë zgjedhje moniste pa kandidatë. Cilindo që mbështet që mund të thotë atë që thoni ju do të mbulohet nga turpi i historisë. Është një popull i lirë,  i pa sunduar nga mafia,  nuk mund ta mposhtin... s' bën gjë tjetër vetëm po mbron vlerat e fituara nga demokracia. Kongresi rajonal ..bojkotoj vëzhgimin e zgjedhjeve pasi nuk mund të vëzhgonte farsën. Këto janë qëndrimet." ka thënë Berisha.

Pyetjes për 13 tetorin që Meta sugjeroi për zgjedhjet lokale Berisha është përgjigjur kështu:

"Do të më lejoni të them: Edhe misioni i ODHIR që e kryeson famozja Glover që njihet marrëdhëniet e mija më të, por tashmë unë jam  tërhequr, edhe ay me qartësi deklaroi se kto zgjedhje janë anti kushtetuese. ODHIR deklaroi se dekreti është në fuqi se ai nuk mund të sfidohet nga narko komisionerët në KQZ. Jo në Kolegjin elektoral. Por ODHIR tha se në dallim që ata u desh të bënin gjykatës KQZ dhe narko kolegjin,  Dekreti mund  te behet vetëm ne kushtetuese. Ndërkombëtar mendjendritur...ata thanë se Dekreti i Metës është në fuqi se ai sfidohet vetëm në kushtetues dhe me kte bënë zgjedhjet antikushtetuese, ndërsa ata që u përpoqën që të mbështesin kolegjin le tu mbetet brejtja e ndërgjegjes ku u anësuan në farsën elektorale. Narko komisioni i Denar Bibës, ODHIR  tha se e e beri kreative. ODHIR duhet të braktiste zgjedhjet moniste, nuk mund të vëzhogojë, zgjedhjet që janë në shkele me të drejtat e njeriut. Kurajo civile do të kishin po të thonin nuk do ti vëzhgojmë."

Po ashtu si Meta, ish-kryeministri Berisha ka sulmuar edhe filantropin George Soros duke thënë se ka kapur qeverinë.

"Nuk ndërhy fare... unë jam ish president. Shqiptarët kanë shumë të meta por absolutisht sapunin për djath nuk e hanë. Ata që u thonë të gjykojë kushtetuesja pasi është varros i dënuari është qesharake. Drejtësia të hetojë ato përgjime. Cila mafje heton veten. Nëse drejtësia do të kishte hetuar sdo ishte kurr në këtë...ajo pseudo reforma e Sorros që i dha pushtetin Edi Ramës. Mafia nuk heton veten e vet. Shqiptarëve mos u sugjeroni këtë. Kush i pengoi krimin.? Opozita e pengoi? Po smund te jete kështu... Njerëzisht do tu thoja të mos përpiqen të mbrojnë qeverinë. Opozita bëri shumë mirë për të demaskuar farsën elektorale por thirrja e qytetarëve për të bojkotuar u përgjigj opozita. Kryengritja në 51 format e mosbindjes civile.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 04/07/2019 15:13

    E keqja me e madhe qe ka pare Shqiperia ne historine e saj, eshte ky njeri.

    Përgjigju
  • Popull: 04/07/2019 14:38

    SKA ZGJEDHJE MONOPARTIAKE BERISHA KA PLOTESISHT TE DREJTE I CILI ESHTE SIMBOL I DEMOKRACISE NE KETE VEND BRAVO Z BERISHA

    Përgjigju
  • toni: 04/07/2019 14:25

    vdekja do jet ilac,per friken qe po kaloni, ti, likja e gjithe raca juaj

    Përgjigju
  • Evropianet: 04/07/2019 13:28

    Ne pranojme cfaredolloj turpi me kusht qe ti te vesh ne burg.

    Përgjigju
  • JETON FADIL GJOLEKA [ JEVGJIT ]: 04/07/2019 13:06

    Shikoni se kush flet për historin. Njeriu më i zi i gjith historis Shqiptare. Ky njeri monstër ska pik të drejte të flasi ky njeri. Ky është hajdut tradhtar kriminel goj pisët e SKIZOFREN.ZOTI TË ARDHT TY HAKUT ME GJ8TH FAMILJEN TËNDE O PIS.

    Përgjigju
  • Ilo: 04/07/2019 12:40

    KY i rrjedhur tha dhe ne 97 pas meje te behet qameti, nuk e di persa kohe do kete idiote qe do i shkojne pas ketij te rrjedhuri dhe Likes qe po' perdorin Bashen si lecke aq sa I gjori nje dite thote se njohim 13 Tetorin sot e njeh thirrini mendjes torollake se ShBA se ka problem te fuse trupat e Nato ne rast destabilizimi dhe te perfundon e ne vend me sovranitet te kufizuar.

    Përgjigju
  • majmuni: 04/07/2019 12:13

    Hahahahahaha Salihu,hahahahaha

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 04/07/2019 12:07

    Doktor iku koha jote. Do jepni llogari per krimet e vjedhjet qe keni bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë