Rikthimi në Milano, agjenti i Lukaku-t: Duhet të presim! Conte fillimisht të vendosë për të ardhmen

Rikthimi në Milano, agjenti i Lukaku-t: Duhet të presim! Conte fillimisht të vendosë për të ardhmen

Sulmuesi i Chelsea-s Romelu Lukaku

115 milionë eueo pagoi Chelsea te Inter sezonin e kaluar për të blerë Romelu Lukaku-n, i cili këtë sezon ka qenë dështimi më i madh në Premier League. Në më shumë se 80% të rasteve belgu nuk është preferuar nga trajneri Tuchel, ndërsa kjo ka bërë që të shpërthejnë edhe spekulimet për të ardhmen, me një rikthim te Interi që duket më i mundshëm, ndërsa edhe opsioni Milan është i hapur.

Për këtë situatë ka folur menaxheri i futbollistit Federico Pastorello, i cili është treguar i prerë. Ai është shprehur se në kushtet kur ende klubi nuk ka një pronar ‘de fakto’ është e vështirë për të folur për negociata. Pastorello ka shtuar se fillimisht duhet kuptuar se kush është mendimi i pronarëve të rinj të klubit dhe më pas mund të mendohet për këtë situatë.

Më tej agjenti foli edhe për sezonin e Lukakut te Chelsea: “Është e vështirë të flas për atë që po ndodh me Lukakun, por në numra mbetet sërish sulmuesi më produktiv te Chelsea, në raport me minutat që ka luajtur.”

Në fund Pastorello pranoi se Conte është afeksionuar pas Lukaku-t, por në lidhje me një transferim të tij te Tottenham ai shtoi se fillimisht ‘trajneri italian duhet të qartësojë të ardhmen’, pasi për të interesohet fuqishëm Paris SG.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet