Rikthimi në punë pas pushimeve i vështirë? Disa këshilla për tu përshtatur më lehtë

Pas disa ditëve pushim me rastin e ndërrimit të viteve, ardhja në punë duket si një goditje nga realiteti.Viti i Ri ka mbaruar, nuk ka më mëngjese të gjata me pizhamat veshur, duke shikuar filma apo duke ngrënë ushqime nga më të shijshmet. Por si ta bëjmë rikthimin në punë dhe përshtatjen me të sa më të lehtë. E ftuar në studion e "Rreze Dielli"Report Tv, pedagogia e Psikologjisë Brunilda Laboviti këshillon që të vendosim qëllime sa më të arritshme, pasi kështu probabiliteti për dështim ulet.

Vendosni qëllime të arritshme, sepse kur vendosni qëllime të paarritshme sigurisht që dështimi do të jetë i pranishëm dhe do të vijë dëshpërimi. Ndërkohë nëse vendosim qëllime që ne mund ti realizojmë aty fillon suksesi dhe më pas fillon të ndihesh më pozitiv. Shumica e njerëzve nuk mund të kenë ambicie shumë të larta, kjo do të ishte ideale, por shumica e njerëzve janë modestë në qëllimet e tyre.

Brunilda Laboviti, pedagoge e psikologjisë

Ndërkaq ky mendim bie ndesh me atë të sipërmarrësit Eglen Bici, i cili ka marrë pjesë në shumë trajnime motivimi. Sipas tij njerëzit gjithnjë duhet të vendosim të paktën një qëllim që mund të quhet i paarritshëm, kj0o gjë do të bëjë që të punohet më fort dhe ambicia të rritet.

Kush tha që nuk ke çfarë të bësh, ke një mijë e një gjëra të tjera. Në një trajnim që sapo isha unë thoshte bëj cilat janë ato gjërat që ti do dhe fokusohu vetëm tek gjërat pozitive. Ne kemi mundësi të mësojmë nga të gjithë. Unë mendoj dhe besoj sqë duhet të jeë disa qëllime dhe minimumi një prej tyre duhet të jetë i paarritshëm. Pra të kemi qëllime lehtësisht të arritshme, qëllime pak më të vështira dhe këto qëllimet e paarritshme, ëndrra. Unë kam një shprehje që problemi i shumicës së njerëzve nuk është se nuk i arrijnë qëllimet, por shënjestrojnë shumë poshtë dhe i arrijnë. Një trajnues thotë "Gjithmonë shënjestro për hënën, edhe nëse nuk do ta arrish do përfundosh mes yjesh".

Eglen Bici, sipërmarrës

Sipas prestigjiozes “The Telegraph” janë disa veprime që duhet ti kemi parasysh në mënyrë që rikthimi në punë pas pushimeve të jetë sa më i lehtë.

  • Mos e përdorni periudhën pas festave për tu justifikuar, nuk do të dukeni mirë. Të jeni të sinqertë me veten tuaj do të thotë që ju tashmë keni fituar gjysmën e luftës dhe nuk do të përfundoni të frustruar apo të zhgënjyer me vrullin e punëve.
  • Sapo të përballoni ditën e parë me sukses, do të jeni të përgatitur për të gjithë javën.
  • Puno në atë fushë ku jep më të mirën. Megjithëse ne jemi në një punë, bëjmë një mori gjërash, ndaj rekomandodhet që orët e para të merreni me ato që ju i bëni më me shumë qejf.
  • Mos u merrni me fjalë duke komentuar pushimet e etë tjerëve, apo të ngecni në historitë e shumta të të tjerëve. Përpiquni që të shkoni drejt e në tavolinën tuaj me një qëndrim pozitiv, fokusohuni në të rejat që sjell viti i ri dhe në mundësitë që ju ofrohen .
  • Dhe e fundit është që fatmirësisht je në të njëjtën anije me të gjithë kolegët e tu, madje është e sigurt që ka të tillë që kanë ardhur edhe më herët.

Nëse fokusoheni në këto drejtime , apo në disa të tjera që mund të jenë më specifike për ju personalisht, do ti keni shumë më të lehta ditët e para të punës pas periudhës së festave të fundvitit.

 

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?