Rikthimi në superligë, mbrojtësi malazez i Dinamos: Jam përshtatur me ekipin, të vazhdojmë me fitoret

Ndeshja e parë pas 9 vitesh në Superligë shkoi në mënyrën perfekte për Dinamon. ‘Nëndetësja’ mposhti pastër 0-2 Kastriotin, por sipas mbrojtësit Alaksandër Sofranac në skuadër kishte mjaft tension para ndeshjes.

 “Qëllimi i ndeshjes ishte ta fitonim. Ajo kishte trysni dhe presion psikologjik dhe jo vështirësi të madhe, por ne e kaluam me rezultat pozitiv. Në pjesën e parë luajtën shumë mirë, ndërsa në të dytën kishim disa minuta jo të mira, por besoj që në ndeshjen e ardhshme do jemi me ritmin e duhur”, thotë Aleksandar Sofranac.

Mbrojtësi malazez ka luajtur vetëm një ndeshje zyrtare me Dinamon, por thotë se ndihet shumë mirë me këtë skuadër.

 “Përshtatja ime me skuadrën ka përfunduar. Është një proces i mbyllur, nuk mund të flasim më për përshtatjen. Çdo gjë është në rregull”, vijon ai.

Ndeshja e radhës për Dinamon është të premten kundër Laçit, një skuadër të cilën Sofranac nuk e njeh.

 “Përsa i përket kundërshtarit të radhës unë nuk kam ndonjë informacion. Thjeshtë njoh një futbollist të Laçit që kemi luajtur së bashku në Mal të Zi, por në ditët në vijim do ta studiojmë kundërshtarin nëpërmjet video-analizave”,  thotë ndër të tjera, Aleksandar Sofranac.   

Në javën e parë Dinamo ishte një nga 5 skuadrat që morën fitore, ndërsa aktualisht renditet në vendin e katërt.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan