Rikualifikimi i bllokut të banimit te 'Mine Peza', Veliaj: Ata me molotovë dhe djegie gomash, ne me shkolla, kopshte e çerdhe të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga Rr. "Mine Peza", Rr. "Fortuzi", “Bulevardi Zogu I", Rr. "Haxhi Hysen Dalliu" dhe Rr. "Asim Vokshi". Ky investim ishte kërkesë e banorëve të zonës dhe një premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.

“Siç kemi premtuar, në mandatin e tretë do të fokusohemi nëpër lagje. Jam shumë i lumtur me çfarë kemi bërë në sheshin “Skënderbej”, me stadiumin “Dinamo”, me Pazarin e Ri dhe Kalanë, por 90% e njerëzve duhet të shërbehen aty ku jetojnë, ku kalojnë shumicën e kohes, pra në lagjen e tyre. Ndaj, kjo ndërhyrje ka një dobi të jashtëzakonshme, sidomos për shtëpitë, qofshin këto shtëpi të vjetra ose pallate të reja, vlera shtohet në mënyrë eksponenciale”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se gjatë muajve të verës do të vijojnë ndërhyrjet për rikualifikimin e lagjeve.

“Muajt korrik-gusht janë ideale për ndërhyrje sepse qyteti ka më pak njerez, duke qenë se ikin me pushime, dhe ne kemi më shumë front për të hyrë me mjete të rënda. Për këtë arsye kërkoj mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Deri tani kemi shkuar në mbi 80 lagje, por kemi edhe një paketë të fundit, që të mos lëmë cep të Tiranës pa u prekur me infrastrukturë dhe urbanizim, që të mos ngelet qytetar dhe pronar në Tiranë që mos t’ia ndjejë vlerën e rritur të pronës falë këtyre investimeve”, tha Veliaj. 

Mandej, ai tha se punët e mira kundërshtohen nga ata që djegin goma, por pavarësisht kësaj puna nuk do ndalet. 

“E di që të gjitha punët që bën bashkia janë punë që hanë debat, por është tjetër gjë kur bëjmë debat se si mund ta bëjmë më mirë sinjalistikën, si mund ta bëjmë më mirë asfaltin, si mund ta bëjmë më mirë ndriçimin LED, dhe është ndryshe kur bëhet debat si të hedhim molotovin, si të djegim goma. Po di të them një gjë: ata që djegin goma dhe molotovë, do të lodhen. Ata që ndërtojnë shkolla dhe bëjnë rruge, çerdhe, kopshte, mbjellin pemë, s’kanë për t’u lodhur kurrë. Qyteti do të mbajë mend ata që bëjnë shkolla dhe jo ata që bënë sherrin edhe zjarrin. Kështu që, pushka top, ata me molotov dhe me goma, ne me shkolla, kopshte, çerdhe. Shumë shpejt nisim Kopshtin Botanik, ka filluar Terminali i ri Perëndimor. Me të mbaruar atë, do të fillojmë sheshin fundor te Bulevardi i Ri. Do t’i lëmë qytetit një pajë të jashtëzakonshme. Kush do t’i shohë sherrin këtij qyteti, bujrum; kush do t’i shohë punën dhe mëngët e përveshura për të ecur përpara, do të ketë qytetin që kemi ëndërruar”, tha Veliaj. 

Duke renditur disa nga investimet kryera në këtë zonë, ai kërkoi mirëkuptimin e banorëve të Njësisë 9.

“Fakti që shumica e banorëve kanë qenë bashkëpunues më bën mirënjohës për të gjithë qytetarët e Njësisë 9. E kanë kërkuar këtë investim dhe e kanë përkrahur investimin”, përfundoi Veliaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit