Rilindasi/ Letra e Bajronit që
nuk i shkoi Ali Pashë Tepelenës

Rilindasi/ Letra e Bajronit që<br />nuk i shkoi Ali Pashë Tepelenës
Pas vizitës së Lord Byron-it [Bajron] në kalanë e Tepelenës- selinë e Aliut - me 24 tetor 1809 midis tyre lindi një miqësi e madhe, që përfshinte edhe letërkëmbim.

Pesë vjet më vonë, rreth vitit 1814 Aliu i kishte nisur një letër Lordit britanik, nëpërmjet Dr. Holland-it, mjekut dhe mikut personal të Aliut dhe njërit nga doktorët më të famshëm në Londër. Kjo letër e Aliut ishte në latinisht dhe u soll dorazi nga Janina në Londër. Ka rëndësi të theksohet se ndryshe nga sa mendohet, Aliu në kancelarinë e vet nuk përdorte vetëm osmanishten dhe greqishten, por edhe latinishten. Letrën e Aliut nuk e kemi të plotë.

Ajo përmendet nga vetë Bajroni, dhe dimë se fillonte me frazën "exellentissime, nec non Carissime". Në letrën për Byron-in Aliu nuk ngurron t'i të përcjellë kërkesën për një armë. Ajo nënshkruhej me "ALI VIZIR".

Aliu kishte një koleksion të madh armësh të rralla dhe të çmuara, ku spikaste një "pistoletë" nga vetë Napoleoni, të cilën ia tregonte vizitorëve të huaj. Pistoletat në atë kohë kanë qenë ndryshe nga ato të sotmet, prandaj ndofta ato ishin më të afërta me atë që sot e quajmë dyfek.

Dokumenti, i shkruar dorazi nga vetë Lord Byron, me stil dhe kaligrafi të përsorur, ka dy pjesë: pjesën dërguese apo adresën, dhe letrën. Pjesa dërguese ka rëndësi për titullin me të cilin Lord Byron i drejtohej Aliut. Për personalitetin e shquar britanik "Lartësia e Tij" Ali Tepelena në qershor 1815 ishte Kryetari i Shqipërisë [Vezir or Pasha of Albania] me seli në Janinë

Shkrimin e plote të shoqëruar dhe faksimile të letrës mund ta lexoni ne suplementin Rilindasi të Shqiptarja.com, 6 janar 2013

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK