'Rilindja e fitoi pushtetin nga pakti me Lulzim Bashën', Kërpaçi në '5 pyetjet': Inceneratorët, afera më e madhe korruptive

E ftuar në Report Tv, në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo', deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka folur rreth situatave aktuale në politikë dhe qasjes së partisë që ajo përfaqëson në të tilla segmete të politikës.

E pyetur rreth inceneratorëve Kërpaçi, u shpreh se është afera më e madhe korruptive e cila nëse futesh nuk del dot.

'Priten akuza edhe më të rënda por edhe një zbardhje më e  madhe e fijeve sesi shteti, çdo gjë është evazion fiskal. ME ça kemi parë deri tani, është vjedhja më e madhe.  Vjedhja e 430 milionë eurove. Ku janë inceneratorët? Nuk janë fare aty, janë prova më e madhe e drejtësisë së re. Është afera më e madhe korruptive, po u fute nuk del dot. SPAK falë denoncimeve reale që ne kemi bërë, zbërthimit të skemës sot kemi ata të arrestuar që janë brenda burgut, nuk mbaron me kaq. I kemi përmendur, të tillë si, Arben Ahmetaj etj dhe ideatori është kryeministri. Këto që kanë bërë këta deri tani, me Lefterin që është në burg me Alqin që është në burg të duket pak? 430 milionë euro të duken pak?

Unë i bëj thirrje SPAK të shohë, e të gjykojë sa më shpejt, nuk veprojmë dot pasi kanë ikur nga Shqipëria. Gjykoj që, duhet të fillojmë të japim një model të ri në Shqipëri, sepse largimi masiv i të rinjve dhe shtresës së mesme është një kambanë alarmi. '- tha ndër të tjera Florida Kërpaçi në Report Tv

Kërpaçi u ndal edhe në aspektin ekonomik ku sipas saj, sëbashku me korrupsionin janë arsyeja kryesore e largimit nga vendi i të rinve dhe i shtresës së mesme.

'Njerëzit ikin se nuk kanë mundësi. Vështirësitë në Shqipëri janë maksimale.

Pensionistët kanë pensione qesharake, punon 30 40 vjet edhe merr 1200 lekë.'- u shpreh ajo.

Çfarë e shkakton dhe si zgjidhet?- u pyet deputetja nga Babarmo

'Vizioni i qeverisës, nëse e ka mendjen e korrupsionit, tyre PPP normalisht që vendi do shkojë në këtë lloj drejtimi. Zgjidhet me një buxhetin real te sektorë reale. - iu përgjigj deputetja. 

E pyetur për përfaqësimin e deputetëve të LSI-së në 31 vjetorin e PS-së ditën e djeshme, Kërpaçi u përgjigj se ishte thjesht një event protokollar.

'Mendova se nuk do ma bëjë këtë pyetje. LSI u përgjigj një feste protokollare që erdhi në LSI-së dhe siç erdhi mori pjesë.

LSI e ka bërë të qartë qëndrimin e saj që në 2017, në luftën e saj të përditshme, LSI ka shkuar atje me fakte në SPAK, me protesta e më të gjitha në raport me qeverinë. Në 1 vjetorin e LSI-s, kryetar i parlamentit ishte pjesë, po ko nuk do të thotë asgjë. Ishim opozitë, në beteje me PS-në dh ekështu jemi dhe sot. '- tha ajo. 

Pyetje: Ju e sulmoni PS por, votat i shton dhe ndërkohë opozita është më e përçarë se kurrë dhe gati, gati inekzistente. Kërpaçi u përgjigj duke thënë se rilindja fitoi prej Lulzim Bashës dhe paktit që ky i fundit kishte bërë me Ramën.

'Rilindja fitoi prej Lulzim Bashës dhe paktit që kishte me të. Duke qenë se kishte një lloj qasje ndryshe, nuk kishte ndarje absolute të tij me Ramën, marrëveshja e 17 majit kishte një lloj besimi te qytetarët. Ja bëri më të thjeshtë pushtetin. E koordinuam të dy bashkë marrëveshjen.

Dikush që ka mundësi të bëhet kryeministër, e dorëzon këtë bëri dhe Lulzim Basha se kishte krahët e ngrohta. Sot, është një brez i tërë të rinjsh dhe të rejash që po e vuajnë këtë gjë dhe këtë pasojë, por padyshim është misioni ynë  për ndryshim. Për këtë jam e bindur.'

Marrëdhëniet e Berishës me LSI-në, a janë zbehur ishte pyetja e radhës që iu drejtua deputetes pasi ish kryeministri e krahasoi me Ali Pashën.

Kërpaçi shtoi se LSI bën kompromise me atë që e lidh kauza e përbashkët.

'Për ne është e rëndësishme kauza. jemi me këdo që kauza në përfaqëson përsa i përket Shqipërisë. '- tha deputetja në 5 pyetjet. 

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!