Kryeministri Rama gjate vizites ne zyren e legalizimeve ne Fushe-Kruje
TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në qendrën e qytetit të Lezhës, në kuadër të rehabilitimit tërësor të qendrës së këtij qyteti sipas projektit 'Rilindja e qyteteve'. Qeveria ka akorduar fonde për rikualifikim urban të qendrës së Lezhës, si dhe fonde për pastrimin e lumit të këtij qyteti.
Gjatë qëndrimit në këtë zone, kryeministri inspektoi një pikë të grumbullimit dhe tharjes së gështenjave, më e madhja në Europë për nga kapaciteti. Projekti për ngritjen e saj është mbështetur nga AZHBR, me një fond prej 150 milionë lekësh.
Vlera e eksporteve për këtë vit llogaritet në rreth 1.3 milionë euro, ndërsa destinacion i eksportit të gështenjave janë SHBA, Europë dhe Japoni.
Kryeministri premtoi dyfishimin e skemës së financimit të projekteve të tilla, me qëllim rritjen e punësimit dhe eksporteve.
Gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë u ndal dhe në Fushë-Krujë, ku vizitoi zyrën e re të legalizimit. Drejtori i kësaj zyre Flamur Gjuzi tha se vetëm në nëntor janë dhënë 100 leje legalizimi, ndërsa lejet e dhëna në këto 6 muaj janë 460. Sipas tij kjo shifër është më e lartë se lejet e dhëna në 8 vitet e qeverisjes së mëparshme. /a.s/f.n/