Rasti i Xhisiela Malokut ka përplasur edhe politikën në vend. Zv/kryetari i LSI, Luan Rama, ironizon Partinë Socialiste si Rilindja që nuk ka burra, por as gra. Në një postim në rrjetet sociale, numri dy i LSI, ashtu si Monika Kryemadhi një ditë më parë dënon, sipas tij, dhunën e ushtruar ndaj të resë nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja

Rama në postimin e tij vijon më tej duke thënë se "si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindëse nuk thanë asnjë fjalë për këtë rast".

Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!

Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!

Luan Rama, zv/kryetar i LSI