'Rilindje Urbane...', Rama publikon fotot nga Shkëmbi i Kavajës: Kishte 30-vjet xhungël ndërtimesh

'Rilindje Urbane...', Rama publikon fotot nga Shkëmbi i Kavajës: Kishte 30-vjet xhungël ndërtimesh

Në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës vijon puna për rikualifikimin urban edhe gjatë sezonit veror si pjesë e Programit Kombëtar të Rilidnjes Urbane. Kryeministri Rama ka publikuar disa foto gjatë punës në këtë zonë ku thotë se është tjetërsuar pas një xhungle 30 vjeçare të ndërtimeve pas hesap përgjatë brezit bregdetar. Rama ndër të tjera shkruan se prej shumë vitesh të mbrapshtë është si të kërkosh ujë në shkretëtirë, megjithatë sipas tij 'gurë gurë bëhet murë'.

" Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i ze vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

Gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke i’a futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë" shkruan Rama.

Plazhi i Shkëmbit të Kavajës është një zonë shumë e frekuentuar edhe nga vizitorë vendas dhe të huaj.



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 15/08/2019 19:14

    EDO vazhdo punen ne bregdet,,,duhen shembur 2000 ndertesa ne plazh,,puno ne rruge te reja dhe shtrimin e atyre ekzistuese,,,nga deti duhet te filloje rimekembja e ekonomise tone,,pa harruar rimarrjen e aeroportit,,,naftes ne fier,,,dhe kompanive celulare,,,//

    Përgjigju
  • Mina: 15/08/2019 10:55

    U kepute. Me ato qindra milione euro koncensione do kishe bere gjithe rruget e pashtruara te Shqiperise. Dhe dicka, te froj te vish vete ti shohesh se nje lesh kane bere. Nje cope rruge ke bere dhe shiko fundin dhe anet e saj, e njejta, balte. Dhe na e nxjerr ne 3 pamje te njejten rruge. Madje edhe naten qe mos duken budalliqet. Mos bej sikur punon, o beji ose mos i nis fare rruget.

    Përgjigju
  • Poeti: 15/08/2019 10:43

    Mire e the o Artist. Gur gur behet mur. Ashtu e kane bere dhe ata te Shkembi i Kavajes, mur e llac dynjaja. Masaker betoni. Ti si mjeshter qe je,vete u shtron rrugen duke ua mbledhur mendjen qe ato pallate pa leje do rrine aty per jete te jeteve. Bravo. Po fillon e punon per 5% te popullsise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë