Rimbursim 30 mijë lekë/ha për fermerët e grurit! Kush mbjell më shumë, merr i pari lekët! Aplikimet nisin në 1 shtator

TIRANË- Prej datës 1 shtator të gjithë fermerët që kultivojnë grurë do të kenë mundësinë që të aplikojnë online pranë AZHBR-së për të përfituar rimbursimin prej 30 mijë lekësh për çdo hektar grurë që ka mbjellë.

Në udhëzimin e miratuar nga Ministria e Bujqësisë thuhet se aplikimet për këtë skemë do të qëndrojnë të hapura deri në 23 shtator dhe të gjithë fermerët që do të aplikojnë duhet të jenë aktiv me NIPT, të kenë dokumentin që vërteton se kanë tokën në pronësi, në përdorim ose me qira, si dhe duhet të kenë të ruajtura faturat e fiskaliziuara të farës së blerë dhe plehrave kimike.

Përfitues do të jenë ata fermerë që do të mbjellin e kultivojnë grurë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi thuhet në udhëzim ndërsa pagesa do të bëhet pas verifikimit në terren të sipërfaqes së mbjellë.

Të parët që do të marrin mbështetjen financiare do të jenë ata fermerë që kanë më shumë sipërfaqe të mbjellë, e deri të sipërfaqja më e vogël. Nëse ka fermer me të njëjtën sipërfaqe të mbjell, subvencionin e merr fillimisht ai që ka aplikuar i pari.

Në total për këtë skemë janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 500 milionë lekë, dhe një mbështetje e tillë ka si synim rritjen e sipërfaqes së mbjellë me grurë, për shkak të shtrenjtimit të këtij produkti në tregjet e huaja.

Po ashtu në udhëzim janë listuar edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë peshkatarët për të marrë rimbursimin e naftës 40 lekë për litër, në mënyrë që të zhvillohet sektori. Kjo skemë parashikon subvencionimin e naftës së përdorur për furnizimin e anijeve të peshkimit nga 1 korriku 2022 deri në 31 dhjetor 2022.

Peshkatarët që do të aplikojnë duhet të bëjnë kërkesë me shkrim pranë AZHBR-së për rimbursim, të shoqëruar me dokumentin e llogarisë bankare, deklaratën doganore dhe kuponin fiskal e lëshuar nga magazina doganore ose zona e lirë. Për këtë skemë janë vënë në dispozicion nga buxheti 200 milionë lekë, në mënyrë që të amortizohet çmimi i lartë i naftës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja