Gjatë konferencës për shtyp, ministri i Financave Petrit Malaj u ndal edhe te rimbursimi i tatimit përmes platformës DIVA, nga i cili kanë përfituar deri tani 39,965 individë.
"Personat që janë rimbursuar deri tani janë individët të cilët kanë rezultuar me tatim të mbipaguar, si dhe familjet me 1 apo 2 fëmijë, nën moshën 18 – vjeç. Administrata tatimore është duke punuar për rimbursimin e individëve me më shumë se 2 fëmijë. Vlera e parashikuar për t’u rimbursuar për këtë proces është 1.5 miliardë lekë (15 mio euro)", tha Malaj.
Lajmi kryesor:
Ekonomia rritje 4% këtë vit, Malaj: Kemi përfituar 50 mln euro nga rivlerësimi i pronave! Rritja e çmimeve mund të rikthejë Bordin e Transparencës









