Rimbursimi i barnave, farmacitë 
  me kasaforta në mur betoni

Rimbursimi i barnave, farmacitë <br />  me kasaforta në mur betoni
Raste e zbuluara nga Prokuroria por dhe nga institucionet e tjera, për abuzime me rimbursimin e ilaçeve ka bërë që FKSDSH të hartojë kritere të reja për rimbursimin e barnave.

Mes këtyre kritereve është që farmacistë të kenë edhe kasaforta në ambjentet e tyre. Gjithashtu Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm ka parashikuar se në rastet kur ndaj farmacisë fillon ndonjë procedim penal, hetim, nga organi akuzës për çështje që lidhen me pikat e kontratës, farmacisë i pezullohet aktiviteti kontraktual, deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Për këtë periudhë farmacia nuk duhet të ekzekutojë receta me rimbursim pasi nuk i rimbursohet vlera e këtyre recetave.
 
Kriteret për rimburismin e ilaçeve
 
1.Farmacia të jetë e licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit

2. Drejtuesi teknik të jetë paisur me çertifikatën përkatëse të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë 3. Farmacia të jetë e regjistruar pranë organeve tatimore dhe QKR

4. Farmacia të ketë llogari bankare

5. Farmacia që lidh kontratë për herë të parë ose pas një periudhe ndërprerjeje të ketë gjendje jo me pak se 60% të barnave alternativa të para të listës së barnave, që rimbursohen në sasi të tillë jo më pak se sa mjekimi mujor sipas protokollit të përdorimit

6. Drejtuesi teknik i Farmacisë të drejtojë vetëm farmacinë për të cilën ështëlicensuar

7. Farmacia tëplotësojë standardet frigoriferike për ruajtjen dhe tregtimin e barnave termolabile

8. Farmacia të jetë e pajisur me kasafortë të fiksuar në mur betoni për ruajtjen e barnave narkotike dhe helmet e tabelës II.(Kur ajo është e licencuar t’i tregtojë ato)

9. Farmacia të jetë e pajisur me kompjuter për të realizuar kompjuterizimin e të dhënave, sipas programeve të përgatitura nga FONDI

10. Drejtuesi teknik i Farmacisë dhe farmacistët e punësuar, të jenë anëtarë të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë

11. Farmacistët dhe nd/farmacistët e punësuar, të kenë kontratë punësimi me pronarin/ përfaqësuesin ligjor tëFarmacisë

12. Nuk lidhet kontratë me Agjencitë Farmaceutike në qytetet dhe fshatrat ku ka Farmaci me kontratë

13. Nuk lidhet kontratë me Farmacitë të cilat janë në proces gjyqësor me FONDIN/Drejtorinë Rajonale.

14. Nuk lidhet kontratë me Farmacitë të cilat janë në hetim nga organi akuzës për çështje që lidhen me pikat e kësaj kontrate deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

15. Farmacia të ketë të vendosur në pjesën e jashtme të sajë në mënyrë të dukshme, emrin tregtar me të cilin është regjistruar pranë QKR-së.
 
16. Nuk lidhet kontratë me Farmacinë nëse :

a) në mjediset e Farmacisë ushtrohet aktivitet tjetër privat ose familjar, jo farmaceutik.

b) mjediset e Farmacisë komunikojnë direkt(qoftë të ndarë edhe me derë) me ambiente të tjera private ose familjare.

c) nëse mjediset e farmacisë janë të përbashkëta me Qëndrën Shëndetësore ose Spitalin, hyrja e farmacisë është ngjitur me hyrjen e Qëndrës Shëndetësore ose Spitalin, farmacia nuk duhet të jetë në të njëjtin mur ndarës me Qëndrën Shëndetësore ose Spitalin.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve