Rimbursimi i fishave të diabetit
Toro:Nuk na rimbursojnë fishat

Rimbursimi i fishave të diabetit<br />Toro:Nuk na rimbursojnë fishat
TIRANE-Kanë kaluar më tepër se 5 muaj nga vendimi i qeverisë për rimbursimin e fishave të diabetit, dhe ende rimbursimi nuk ka filluar, ndërsa buxheti i përcaktuar ëpr këtë kategori është 25 milionë lekë të reja.
 
Në të gjithë vendin janë mbi 70 mijë persona adult me diabet dhe 1500 fëmijë.

Fondi për rimbursimin është 25 mnl lekë
 
Asim Toro, drejtor ekzekutiv i shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, shprehet se premtimi për rimbursimn e fishave nuk është mbajtur.
 
Na është përcjellur që për këtë komunitet është shtuar një fond për Ministrinë e Shëndetësisë prej 25 milionë lekësh, gjë që nuk e dimë pse nuk po zbatohet sepse sipas informacioneve që ne kemi, është që kjo arritje për këtë komunitet kanë ngelur thjesht tek axhenda ministrore se pse nuk po zbatohet nuk e dimë. Na thanë me listën e parë nuk del, prisni listën e dytë, dhe në listën e dytë nuk e dimë pse i heqin këto 25 milionë lekë, për fëmijët me diabet. Është për të ardhur keq se prej shumë vitesh është folur për rimbursimin duke filluar nga 2012-ta dhe në vitet në vazhdim dhe nuk kanë bërë asnjë ndryshim për këtë komunitet”,u shpreh Toro.
 
Një të sëmuri me diabet,  i duhet të paktën 500 lekë të reja në ditë për matjen e glicemisë dhe kontrollin e diabetit, ndërsa fatura është shumë më e madhe nëse diabeti e përkeqëson shëndetin e pacientit.
 
“Po duke marrë nga fisha që presim është 3 mijë lekë të vjetra kurse për aget është një mijë lekë , për lencetat është 700 lekë, po ti mbledhim këto në total neve duam çdo ditë 5 mijë lekë dhe diabeti ka 3 milion shpenzime në total çdo vit. Kurse po të fillojmë me dëmtimet e syrit arrin në një milion e 500 mijë lekë në vitdhe të gjitha këto duke mos patur mundësinë e një matje të një fishoje, jo fishë lojra fati por fishë për të matur sheqerin neve na siguron më pak kosto”,tha Toro.
 
Televizioni Report Tv, ka depozituar kërkesë me shkrim ndaj fondit të sigurimit të detyrueshëm dhe kujdesit shëndetësor, dhe ende nuk ka marrë përgjigje, se si do të bëhet rimbursimi i fishave të diabetit dhe se cilët do të jenë përfituesit. Nga ana tjetër Toro bën apel që të jetë në vëmendje trajtimi i fëmijëve me diabet.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp