Rimbursimi i gjobave për ata që shkelën lejen e qëndrimit jashtë vendit, Tatimet njoftim për aplikim deri më datë 10 dhjetor

Rimbursimi i gjobave për ata që shkelën lejen e qëndrimit jashtë vendit, Tatimet njoftim për aplikim deri më datë 10 dhjetor

Foto ilustruese

Qytetarët të cilët janë gjobitur në shtetet e huaja gjatë periudhës së izolimit, nga data 1 mars deri më 1 qershor për tejkalimin e afatit të qëndrimit në këto shtete duhet të aplikojnë për rimbursim deri më datë 10 dhjetor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se të gjithë ata persona që kanë aplikuar por që ende nuk kanë plotësuar mangësitë e dokumentacionit të tyre duhet t'i dërgojnë ato pranë kësaj drejtorie përmes shërbimit postar ose nëpërmjet adresës së email-it ([email protected]) brenda afatit.

26 milionë lekë të reja është fondi i përcaktuar nga shteti për rimbursimin e gjobave që kanë marrë shtetasit shqiptarë jashtë vendit për shkelje të afatit të lejes së qëndrimit.

Efekti financiar prej 26 milionë lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2020, dhe ky fond tashmë i ka kaluar Ministrisë së Financave, në zërin e shpenzimeve operative.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

Çdo individ, qytetar shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të dërgojë:

- mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar,

- formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;

- vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);

- fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);

- të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);

- numër kontakti personal ose adresë email.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

U vra në burgun e Peqinit, Autopsia provon se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia

U vra në burgun e Peqinit, Autopsia provon se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia