Rimbursimi i TVSH, 8 ish-zyrtarë
akuzohen për 515 mln lekë vjedhje
Drejtoria e Tatimeve ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës, 8 ish-drejtues të lartë. Në prokurori janë dërguar edhe inspektorë tatimorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë.
TIRANË- Drejtoria e Tatimeve ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës, 8 ish-drejtues të lartë pasi akuzohen për vjedhjen e 515 milionë lekëve. Gjithashtu në prokurori janë dërguar edhe inspektorë tatimorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, për shkelje në procedurat e rimbursimit të TVSH-së.
Në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është bërë e ditur se, “janë pezulluar nga detyra dhe kallëzuar për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës 8 ish-drejtues dhe inspektorë tatimorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë”.
Me kërkesë të Drejtorit të Tatimeve, Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave ka hetuar procedurat e rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë për periudhën Qershor-Tetor 2013. “Vetëm gjatë ditës së parë janë konstatuar shkelje të rënda në fushën e zbatimit të legjislacionit tatimor për procedurat e rimbursimit të TVSH-së, në 11 raste me pasojë vjedhjen e pasurisë shtetërore në shuma të mëdha, në të cilën janë përfshirë disa persona punonjës të administratës tatimore rajonale të Tiranës”, bënë të ditur burime zyrtare nga drejtoria e Tatimeve.
Faktet dhe elementët e zbuluar plotësojnë elementët e veprës penale “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, vepër kjo e kryer në bashkëpunim, e parashikuara nga Kodi Penal, bën të ditur drejtoria e Tatimeve.
Sipas tatimeve, “shuma e vjedhjes së shkaktuar është 515.455.275 lekë dhe në të janë përfshirë ish-Drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës, ish-Drejtoresha e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, dy ish-përgjegjës të Sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë Drejtori si dhe tre inspektorë kontrolli. Për të gjithë këta është kryer pezullimi nga detyra”.
“Gjithashtu në këtë vepër janë bashkëveprues dy persona përfaqësues ligjorë të 11 kompanive private të cilat pas përfitimit të rimbursimeve kanë kryer procedurat e çregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Për të gjithë personat e sipërpërmendur ditën e hënë datë 21 Tetor 2013 është bërë kallzim penal në Prokurorinë e Rrethit Tiranë”, përfundon deklarata e tatimeve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45