Rreth 300 dosje i janë dorëzuar Prokurorisë nga Administrata Tatimore për përfitim fiktiv me rimbursimin e TVSH-së.

Kjo u bë e ditur nga Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj gjatë një takimi me gazetarët.

Sipas saj, këto dosje janë kryesisht për përfitimin abuziv të TVSH-së, nëpërmjet krijimit fiktiv të bizneseve, por ka edhe dosje për shkelje ligjore dhe abuzime me detyrën nga ana e funksionarëve të tatimeve. Deri në fillim të këtij viti, rimbursimi i TVSH nga tatimet ishte kthyer në një "gangrenë" për biznesin, ndërkohë që ndryshimi i skemës së kësaj procedure, rimbursimi nga thesari, duket se i dha zgjidhje.

Në fund të vitit të kaluar TVSH e parimbursuar kapte vlerën e 12,84 miliardë lekëve. Ndërkohë sipas statistikave të DPT, vetëm për 9 mujorin janë rimbursuar TVSH biznesit rreth 6 miliardë lekë, duke bërë që të mos krijohen më borxhe nga kjo skemë. Shehaj theksoi se është rritur edhe gatishmëria e kësaj administrate për të ulur abuzimet me këtë skemë

ATSH