Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka gënjyer për planin e rimëkëmbjes ekonomike.
Sipas Tabakut, 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.
"Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte çkishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.
Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën", shkruan Tabaku.
-
Kur del kjo te vjen per tevjelle ozo se po erdhi kjo do ti regulloj njerzit ne pune haroje ? E ndriten kur ishin e tani po qan hallin shqiptaret te gjithe regjistrohen ne parti vetem per te vjedhur ? Eshte gjithe bota pa pune ? Zonje bej cerekun e Rames ti apo e kishe mendjen te benje shtese e tani blablaaaaa
Përgjigju -
E ke bere analizen e urines?se mos je me barre moj bambolote.
Përgjigju











Komente
Komento