TIRANË - Një i kërkuar nga drejtësia italiane është vënë në pranga në aeroportin e Rinasit.
Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, gjatë ditës së sotme është arrestuar Besim Zekthi ndaj të cili është lëshuar një urdhër-arresti nga drejtësia italiane.
Sipas policisë, Zekthi është i dënuar në Itali, disa akuza. Ai akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni”, “trafik droge” dhe “pjesëmarrje në organizata kriminale”.
Pas arrestimit, Zekthi është dërguar në ambientet e policisë së kryeqytetit dhe është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com