TIRANE - Kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga vizita e Atit të Shenjtë në vendin tonë, INUK ka rrafshuar dy komplekese karburantesh në afërsi të aeroportit të Rinasit.
Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të pranishëm edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ata të zjarrëfikëses. Administratorja e ktëyre dy komplekseve pretendon se INUK i ka njoftuar vetëm dje pasdite, ndërsa për aktivitetin kanë marrë marrë leje nga KRRTRSh-ja që në vitin 2009-ë.
Njëri prej komplekseve sapo kishte përfunduar si objekt dhe pritej të vihej këto ditë në punë, ndërsa për objektin tjetër është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve, të cilët kanë lagur me ujë pompat e furnizimit me karburant pasi pronarët nuk kishin larguar as depozitat.
Aksioni ka vijuar normalisht deri në mesditë ku të dy objektet janë rrafshuar tërësisht, ndërsa nuk ka pasur kundërshtime nga pronarët.
Prej ditësh INUK vijon aksionin në zona të ndryshme të kryeqytetit, për lirimin e hapësirave publike, ku siç thekson INUK janë mbi 90 objekte të prishura.
Aksionet e INUK kanë sjellë ditën e djeshme edhe një ‘sherr’ në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha. Në postimin e tij Rama theksonte se s’do të ketë tolerancë ndaj zaptuesve për shkak të mungesës së pushtetit vendor, ndërsa sipas Bashës, këto ndërtime janë lejuar nga vetë Rama kur ky i fundit ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO