TIRANË - Një person i kërkuar për shpërndarje lëndësh narkotike, është vënë në pranga në aeroportin e Rinasit, në momentin që po kthehej nga Gjermania.

Burime nga Komisariati i Rinasit, kanë bërë të ditur se gjatë kontrolleve kanë zbuluar dhe arrestuar Pjeraldo Pelushi.

Ndaj Pelushit, ishte dhënë edhe një dëmim nga Gjykata e Tiranës, e cila e kishte dënuar me 2 vjet e 2 muaj burg, nën akuzën e “shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)