TIRANË - Tentonin të kalonin para të padeklaruara nga Shqipëria drejt BE-së, ndalohen katër persona në aeroportin e Rinasit. Burime nga policia e kryeqytetit, kanë bërë të ditur se, aksioni është zhvilluar gjatë pasdites.
Burime nga Komisariati i Policisë së Rinasit kanë bërë të ditur se, është ndaluar të kalojë kufirin G. H., me 25 mijë euro. Gjithashtu edhe E. T., nuk është lejuar që të kalojë kufirin pasi kishte 40 mijë dollarë të padeklaruar. Ndërsa, A. T., ishte duke tentuar që të kalonte 20 mijë dollarë dhe 7 mijë euro. Ndërsa për personin e katërt nuk të dhëna për inicialet apo shumën e parave.
Ndalimi i këtyre personave është bërë pasi nuk lejohet kalimi në kufi me më shumë se mbi 10 mijë dollarë kesh. Personave të bllokuar u janë sekuestruar paratë dhe ka nisur procedimi penal në gjendjë të lirë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com