TIRANË- Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Rapi’ ka rënë në prangat e policisë këtë të premte në Rinas. 60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Genova, Itali, e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale "Organizimi i emigracionit të paligjshëm", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë
Rapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij. Rapi lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili i është sekuestruar bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të policisë në kufi është arrestuar edhe një person për mosdeklarimin e parave, u sekuestruan 19 900 dollarw.
'Shërbimet e Policisë Kufitare në PPK Grabom, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin me drejtues shtetasin A. T., nga Plava, Mali Zi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 900 dollarë amerikanë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.'- thuhet në njoftimin e policisë.
Paratë e sekuestruara
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4088
Lajme të tjera
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve
25 Prill, 10:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
e hengre o kepi dhe ti shum ke bere e tani erdhi koha te paguash qetesohu e shplodhu tani e te rrofshin miljonat qe ke vjedh emigranteve qe nxirje e gjasme ndihmoje
PërgjigjuShih punet e tua o shok .. ti se njeh fare
Ku e njef ti mer pis a ka ndihmu apo ka bere gjasme po shif punt e hallet e tuja se secili i del vet per t zot.