Rinas, tentoi të kalonte me 67 850 paund të padeklaruara, nën hetim një shtetas nga Tunizia

Rinas, tentoi të kalonte me 67 850 paund të padeklaruara, nën hetim një shtetas nga Tunizia

Paundët e padeklaruara në Rinas

TIRANË- Sekuestrohen 67 850 paund të aeroportin e Rinasit dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, një 63-vjeçar nga Tunizia. Zbulimi i parave  u bë gjatë kontrollit të policisë kufitare të Rinasit, ku pas kontrollit në vijën e dytë, këtij shtetasi iu gjetën një sasi parash të padeklaruara.

Sasia e konsiderueshme e të hollave ishte e fshehur në çantën e shpinë dhe valixhen e 63-vjeçarit J.D., nga Tunizia por me banim në Angli.

Pas dyshimeve të policisë, 63-vjeçari kaloi në vijën e dytë të kontrollit, ku në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?