TIRANË- Një 31-vjeçar është vënë në hetim pasi tentoi të fuste një sasi eurosh të padeklaruara në vendin tonë.
Më konkretisht në çantën e E. H., u gjetën 17 550 euro, të cilat i riu tentoi t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë 31 vjeçarin, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.