TIRANE - Në aeroportin e Rinasit, u zhvillua sot “Dita e Hapur”, në kuadër të stëvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2014”. Familjarët e efektivave të Forcave të Armatosura që stërviten së bashku me trupat britanike janë njohur nga afër me mënyrën se si stërviten të afërmit e tyre.

Gjithashtu ato kanë parë nga afër edhe mjetet ushtarake me të cilat po zhvillohet stërvitja “Albanian Lion”, të cilat janë vendosur në aeroportin e Rinasit si dhe kanë realizuar fotografi pranë tyre.

ushtaraket
FOTO te tjera

Në fjalën e tij me këtë rast, zëvëndësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka falenderuar efektivat britanike dhe ato shqiptare që marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët, si dhe të pranishmit e tjerë në këtë ceremoni. Ai u shpreh se syimi i këtij aktiviteti është që ta afrojë publikun sa më afër Forcave të Armatosura.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)