TIRANË - Qeveria ka miratuar grantin e dhënë nga BERZH për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve rurale në Shqipëri. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
“Për miratimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në lidhje me grantet e investimit nga llogaria EU/IPA 2011 dhe llogaria EU/IPA 2010, për projektin e rrugëve rajonale dhe lokale.
Projekti i rrugëve rajonale dhe lokale synon rindërtimin e rreth 500 km rrugë rajonale dhe lokale dhe është pjesë e një programi të gjerë që ka ndërmarë qeveria e Republikës së Shqipërisë me qëllim financimin e rehabilitimit të 1000 – 1500 km rrugë rajonale dhe lokale”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com