Rindërtimi dhe pandemia janë dy kartat kryesore me të cilët socialistët do të kërkojnë votëbesimin e shqiptarëve për një mandat të tretë.
Nga Lezha, ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët, teksa e quajti përballimin e pandemisë ëndrrën që e lë pa gjumë, Rama tha se përshpejtimi i procesi të vaksinimit, është shpresa për të shpëtuar sezonin turistik.
Rindërtimin e konsideron një proces të pandalshëm, por Kryeministri Rama shprehet se qeveria ka investuar si asnjëherë më parë në zonat veriore të vendit. Kreu i qeverisë pranoi se rritja e pagës minimale nuk është e mjaftueshme, por ndonëse nuk foli me shifra, premtoi rishikim të saj në mandatin e tretë qeverisës.
Rama nuk i kurseu akuzat ndaj Lulzim Bashës, duke e ironizoi atë se shqiptarët nuk mund ta besojnë për punët e vendit, pasi vetë nuk ka bërë asnjë punë në jetë.
Edhe drejtuesja politike e socialistëve në Lezhë, Lindita Nikolla, duke ironizuar thirrjen e presidentit Meta, se dita e zgjedhjeve do jetë referendum, tha se 25 prilli do jetë dita kur shqiptarët do votojnë për referendumin që largon Ilir Metën dhe Sali Berishën njëherë e mirë.
I pyetur nëse ka pasur një lloj disbalance të investimeve mes veriut dhe jugut, Rama shprehet se qeveria ka investuar si asnjëherë më parë për turizmin në zonat veriore të vendit.
"Është e vërtetë që ne kemi vënë një fokus të posaçëm në vijën bregdetare, është e vërtetë që po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndfësishëm i këtij fokusi. Po të shikoni balancën, ne kemi inevstuar si asnjëherë më parë në Tropojë, në Malësinë e Madhe, në Pukë, në Dibër duke bërë realitet Rrugën e Arbrit. Patjetër që kemi investuar jo pak në të gjithë zonën e Lezhës.", tha Rama.
VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i kryeministrit Edi Rama me banorë te Lezhës
Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha ku tha se duhet të tregojë se çfarë pune ka bërë, në jetën e tij.
‘E mirëkuptoj çdo njeri që thotë se Luli është çun i mirë. Por a i jepet punë Lulit. Çfarë punë ka bërë në jetë Luli? Një punë që të thotë kam ngulur një gozhdë në filan mur?! Ça punë ke barë. Të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët që të tregojë i bën ato makarona, apo i ka thjeshtë për t’i tundur në momentin që filmohet. Mirë tramvajin e Tiranës, nuk e tregon dot, megjithëse të gjithë e shohin, se nuk thotë dot ky është tramvaj që vura unë se është modest. Po një gozhdë një gozhdë?! Mos të thotë se e ka futur Shqipërinë në NATO, se do dalë pastaj që në NATO na ka futur Monika.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se sektori i peshkimit është mbështetur që në kohën kur eksporti ishte 18 mln euro dhe sot në këto kushte është 104 mln euro
‘Ne kemi nisur punën për mbështetjen e sektorit të peshkimit kur eksporti ishte 18 mln euro. Sot është eksporti 104 mln euro. Potenciali i zhvillimit të sektorit të peshkimit është ende për tu shfrytëzuar. Ne kemi bërë të gjitha investimet e nevojshme që sektori të ecë para.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha nga Lezha se rritja e pensioneve duke ulur sigurimet shoqërore do të thotë të bësh një ‘Sude’. Rama ironizoi programin e PD-së, duke bërë një krahasim duke thënë se e përkthyer në gjuhën e prodhuesit të bulmetit, do të thotë të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathit.
‘Këtë e ka programi i PD-së, që përkthyer në gjuhën e ‘Mrizit të Zanava’ do të thotë, do të ulim prodhimin e qumështit dhe do të rrisë prodhimin e djathit, pastaj do të ishte fabrikë sapuni. Si mund të ulësh sigurimet shoqërore dhe të rritësh pensionet. Idealja është çka shoqëria paguan sot, për të paguar pensionet të mos jetë në hendek për të mbushur një hendek që është më i madh se sa paguajnë njerëzit sot për të marrë pensionet nesër. Ne kemi bërë Reformën e pensioneve, një kategori është ajo që dilte para se në të bënin Reformën, nëse shikoni një mësues para Reformës, e ka pensionin më të ulët se ai që ka dalë pas Reformës. Pensioni para Reformës ishte ti le të kesh punuar 40 vjet do ta marrë pension njëlloj si dikush që ka punuar 20 vjet, ne e hoqëm tavanin dhe e kemi bërë pensionin në bazë të sigurimeve. Brezi juaj e llogarit pensionin e vet në bazë të sigurimeve shoqërore. Të thuash të ul sigurimet dhe të rris pensionet dhe do të thotë që të marrësh para nga taksat dhe do të ulesh investime dhe do ti lesh pa pension pastaj. Të financosh pension, pa u bazuar tek sigurimet do të thotë të bësh Sude. Zbraz këtu për të mbushur atje vjen një moment kur atje shtohet nevoja, dhe pastaj nuk ke më. Jemi në qeveri do të rrimë në qeveri.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha nga Lezha që mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeopolitike, por çështja është se nuk ka vaksina. Sipas kreut të qeverisë, vaksinat nuk kanë dalë në treg dhe ne do të shkojmë që ti blejmë, por nuk ka prodhim vaksinash.
‘Deri dje kënga ime thoshte ‘Çdo gjë bën vaki jetojmë në Tironë’, tani duhet të them ‘Çdo gjë bën vaki jetojmë në Evropë’. Gjermania që është lokomotiva e Evropës, ka filluar të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë për vaksinat ruse dhe kineze. Duket e pabesueshme por është e vërtetë, duket që kontinenti më i fuqishëm i planetit gjendet në këtë situatë. Siç dukej kur momenti i pandemisë i kapi gafil të gjithë dhe i gjunjëzoi, pavarësisht sa të pasura janë. Bota e zhvilluar ka thyer çdo rekord në shpikjen e vaksinës për COVID. Kjo i dedikohet zhvillimit të shkencës, por këtu jemi në kushtet kur pak kompani, sot janë 4 kompani dhe është gjithë bota që do vaksinën, po të shtojmë dhe kinezen dhe ruse u bën 6. Nuk jam aspak i bindur se mund të bëhet, por çdo gjë mund të bëhet në këtë Europë.
Një gjë dua të shtoj ka shumë njerëz që mendojnë se mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse është çështje gjeopolitike, nuk është kështu, vaksinat nuk kanë dalë në treg që shko atje dhe i ble. Vaksina nuk ka! Të gjitha janë me sasi shumë të vogla në raport me kërkesën. Kur Amerika nuk ka vaksina sot për të mundur të thotë që të japë qoftë edhe një dozë jashtë Amerikës, nuk i ka vaksinat stok prodhon vaksinon. Nuk është vaksina kineze e dalë në treg dhe të shkojmë që ta blejmë. Nuk ka, lufta që bëhen, për të marrë ato që janë. Është një luftë e madhe. Jam i kënaqur sepse ka vende që nuk kanë bërë asnjë gjilpër, nuk mjafton por ama po ecim. 140 shtete të botës nuk kanë bërë asnjë vaksinë.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se procesi i rindërtimit do kohë dhe në momentin që janë nxjerrë eskavatorët në terren është bërë 60-70% e punës. Por sipas kreu të qeverisë, ky tashmë është një proces i pandalëshëm dhe se shumë shpejt do të përfundojë edhe ndërtimi i komplekseve të banimit.
‘Kur them për të ndërtuar një pallat, në momentin që ideja kthehet në një projekt. Shumë kush i komenton punë tona duke konsideruar fillimin e punimeve kur sheh në facebook eskavatorët. Por kur dalin eskavatorët është bërë 60-70% e punës. Procesin e rindërtimit ne kemi pasi një volum pune të padukshme. Deri tani unë nuk e kam gjetur një eksperiencë të vetme rindërtimi pas tërmeti falas për të dëmtuarit, nga Italia në Turqi. Të gjitha bazohen tek kontributi i të dëmtuarve, sado absurde të duket është kështu. Familjet që marrin shtëpi pas tërmeti marrin një kredi të bute, ku shteti jep një kontribut financiar por apartamente falas dhe shtëpi falas jo. Ne po bëjmë që ta marrin shtëpinë falas, dhe e kemi kthyer në një program strehimi. Kudo që ka pasur një kulm, dhe kishte disa kurorë, ne u kemi dhënë secilëve nga një shtëpi. I them këto për t'u thënë se duhet punë akoma. Po u them që procesi është i pandalëshëm. Ka filluar lëvrimi i shtëpive individuale, por unë besoj se nuk do të prisni kaq sa keni pritur. Dhe banorët e pallatit tuaj së shpejti do të jenë në një pallat të ri, i cili do të jetë më i fortë dhe më i bukur.’- tha Rama.
Në bashkëbisedimin me qytetarë në Lezhë Kryeministri Rama është pyetur se ccdo të bëhet në vijim për mbështetjen ndaj biznesit të dëmtuar nga tërmeti. Rama tha se vaksinimi do të jetë një ndihmë e madhe për bizneset.
"Sa kohë do të jetë PS në krye të vendit , biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin. Këtë nuk e ka asnjë nga vendet në rajon. Po ashtu një tjetër ndihmë për biznesin dhe të gjithë shqiptarët është vaksinimi. Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe.
Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin", tha Kryeministri.
Ish ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtuesja e politike e Partisë Socialiste për qytetin e Lezhës, tha se në 25 prill lezhjanët do të votojnë Partinë Socialiste, sepse është partia që ka treguar se di të punojë.
Nikolla tha se lezhjanët e dinë që vota për Lulzim Bashën është një votë për Sali Berishën dhe për Ilir Metën. Më tej ish-ministrja theksoi se 25 prilli do të jetë një referendum për të nxjerrë në mërgim Sali Berishën, për të larguar Ilir Metën nga presidenca, dhe për të lënë Monika Kryemadhin në krye të minorancës.
‘Njerëzit që kanë treguar që dinë të punojnë dhe kanë treguar se nuk ka asnjë ditë kohë për pushim janë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Lezhjanët kanë kuptuar se Lulzim Basha është në krye të një SHPK-së, që drejtohet nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta dhe që kanë të gjitha aksionet. Në dukje duket si i parrezikshme për demokracinë, por në fakt vota për Lulzim Bashën, është vota për të rikthyer Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye të pushtetit. Në 25 prill lezhjanët do të zgjedhin njeriun që ka sfiduar dy momente tejet të vështira siç është pandemia dhe tërmeti. Por do të bëhen bashkë në një referendum, që është një referendum për zhvillimin, për të vijuar Reformën në Drejtësi, është një referendum për të nxjerrë Sali Berishën në mërgimin e tij me qytetarin dixhital, për të larguar Ilir Metën nga presidenca dhe për të lënë Monika Kryemadhin në krye të minorancës. Prandaj ne e dimë sesa e rëndësishme është vota për PS-në për të vijuar betejat dhe për të finalizuar këtë beteja të nisura.’- tha Nikolla.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri një pasqyrë të investimeve më të rëndësishme në Lezhë. Ai tha procesi i rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 është në përfundim.
"25 miliardë lekë janë akorduar dhe Lezha është në ezaurim të të gjitha pasojave të tërmetit. Gjithashtu jemi në transformim total për problemin e madh që ka qenë për ujin e pijshëm. Kemi miliarda investime që përfundojnë shumë shpejt. Në kuptimin e ujit të pijshëm kemi një revolucion dhe do të jetë një përmirësim i ndjeshëm i jetesës së banorëve. Kemi një projekt me investim të KFË gjermane për sistemin e ujërave të zeza. Kështu i japim fund një historie shumë problematike për qytetin e Lezhës.
Ne do të përqendrojmë vëmendjen tonë në turizëm. Vjet ne kemi pasur plazhet më të pastra në Shqipëri. Edhe bujqësia është prioritet për ne. I gjithë ky transformim i Lezhës do ta shndërrojë gjithë zonën në një më të zhvilluara në Shqipëri", ka thënë Pjerin Ndreu.
Dmth vaksina qenka vetem enderr per Ramen dhe per gjithe shqiptaret hahahaha
PërgjigjuPer punen e vaksines ruse nuk kishe arsye te rrije pa gjume Z.Kryeminister sepse ambasadori rus ne Tirane te ofroi me bujari vaksinen qe ta merrje pa rradhe dhe me cmim te arsyeshem.Ti si gjithmone me arrogancen tende te njohur, e refuzove.Biles edhe ngele i ofenduar nga oferta bujare ruse.Tashme mos luaj rolin e heroit sepse vetem hero nuk je.Mund ti kerkoje ndihme Erdoganit qe te jepte vaksine kineze nga pjesa qe Turqia morri nga Kina.Thjesht DESHTOVE
Përgjigju