Nga procesi i rindërtimit përfitojnë edhe ata qytetarë që nuk kanë domosdoshmërish titull pronësie, por mjafton që të dokumentojnë dhe vërtetojnë pronësinë e banesës. Një tjetër çështje, që Ahmetaj sqaroi, është edhe se si do bëhet procedura e aplikimit për ata që nuk kanë një akt vlerësimi.
"Ata që s'kanë dokument vlerësimi, janë rreth 20%. Do bëhet me inxhinierë nga njësitë bashkiake, kryetarin e njësitë administrative, me personin përgjegjës për çështjet sociale. Dhe më pas do bëhet vlerësimi se kush përfiton nga procesi i granteve", tha Ahmetaj.
Si do bëhet procesi i financimit apo i rindërtimit, në varësi të dëmeve të shkaktuara?
Shtëpia është dëmtuar lehtë- qytetari përfiton 100 mijë lekë
Mesatare- qytetari përfiton 250 mijë lekë
Mbi mesatare- qytetari përfiton 500 mijë lekë
Tërësisht (RDS4) - qytetari përfiton kompensim të plotë, e rindërton vetë shtëpitë (e përcaktuar sipas ligjit)
RDS5- qytetarit i ndërtohet shtëpia nga shteti
Lajmi kryesor:
Aplikimi online për rindërtimin nis në 29 janar, Ahmetaj: Afat 30 ditë! Rama: Shtëpi të re të prekurit, por NUK do humbasin tokën e vjetër (VIDEO)










