Vendimi i Këshillit Bashkiak për t’u s’postuar provizorisht në periferi të qytetit nuk është pranuar tregtarët e qendrës, të cilët sërish lanë punën dhe dolën në protestë.
Këtë të shtunë u mblodhën para Teatrit ‘Petro Marko’ me shpresën se do të takonin Kryeministrin Edi Rama, i cili sipas një agjende paraprake duhet të ishte në forumin me temë “edhe disa hapa drejt BE-së”.
Rama nuk mori pjesë në forum dhe në vend të tij, tregtarët takuan ministren e Jashtme, Elisa Spiropali e cila u premtoi se do të bisedonte me kryetaren e bashkisë, Bruna Mersini për të gjetur një zgjidhje.
"Unë s’jam në dijeni të problemit por do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, tha Spiropali.
"Pse nuk je në dijeni pse ke ardhur këtu?! Se ju I keni marrë gjithçka Vlorës. Ne jemi ata që ju kemi dhënë votat. Flit me kryetaren se po të presim këtu”, tha tregtarja.
Përgjigja e Spiropalit nuk i bindi tregtarët, ndaj përmes medias mesazhin ia përcjellin Kryeministrit Rama.
“Ne e konsiderojmë veten fëmijët e atij babai që kemi zgjedh vete në krye. Babai s’po mendon për ne po na nxjerr jashtë."
"Na kanë thënë të shkojmë në Jalli të Nartës dhe tek tregu i Çoles, të zhvillojnë zonën historike jemi okay por të na çojnë afër qendrës së qytetit, nuk ikim në Çole dhe as në Nartë".
“Kemi 30 ca e vite që punojmë, le të bëhet riparimi i tregut. Ne duam kohë të shesim mallin. Në Jalli nuk shkojmë dot se është larg. Të merren masa sa të shesim mallin pastaj të shkojmë diku tjetër".
“S’jam dakord me këtë vendim. Të vesh këtu e në Jalli të Nartës duhet të presësh gjysmë ore. Një urban vete deri atje”.
"Ne kemi ardhur këtu për Kryeministrin se atë kemi votuar se ne nuk shkojmë atje ku duan të na çojnë këta. Ne kemi ardhur për t’i thënë Ramës se atë kemi votuar, të na çojë në një vend tamam jo atje mes baltës”, thanë tregtarët.
Për shkak të kushteve skandaloze, Këshilli Bashkiak vendosi një ditë më parë që 200 tregtarët të spostohen për 6 muaj në dy tregje provizore, përkatësisht në Jalli dhe Çole. Ky vendim erdhi, pasi Fondi Shqiptar i Zhvillimit miratoi fondet dhe shpalli fituesin e tenderit për rikonstruksionin e zonës historike me një vlerë prej 1.4 milionë eurosh. Ndërhyrja parashikon të përfshijë rrugicat tregtare, sheshin dhe merkatën, dhe të bëhet rivitalizimi i trotuarit dhe sheshit para Postës.
Komente












Po ¨kolegu¨ i kolegerise se pseudoRILINDJES, dhenderushi i HAREMIT te Edvin Kristaq Rames, Drejtuesi Politik i Qarkut Vlore, 'smoothie' BLENDI CUCI, PERSE eshte e mbetet ¨i PAINFORMUAR¨ e FANTAZEM e JO PREZENT per kaq shume FENOMENE, PROCESE e NGJARJE te RENDA qe PO NDODHIN ne VLORE ?!
Përgjigju