Rreth 890 milionë euro janë shpenzuar deri më tani nga buxheti i shtetit për procesin e rindërtimit dhe për bonusin e qirasë. Sipas Ministrisë së Financave nëse sigurimi i banesave nga tërmetet do të ishte i zhvilluar, kjo faturë nuk do të ishte kaq e rëndë për buxhetin e shtetit.
“Sigurimi vullnetar i banesave është në nivele shumë të ulëta dhe në pjesën më të madhe i diktuar nga bankat për kreditë hipotekore”.- tha Mete, ministria e Financave.
Aktualisht është mbyllur konsultimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti, që parashikon futjen në skemën e sigurimit të gjitha banesat pavarësisht funksionit të saj, nëse përdoret për të jetuar, për të punuar apo qëllime të tjera.
“Me mbështetjen e Bankës Botërore, po shqyrtojmë opsionet më të mira për zhvillimin e një programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet. Por është e rëndësishme që ky sigurim të jetë me kosto të përballueshme për qytetarët dhe të bazohet në standardet më të mira të menaxhimit të rrezikut”.- tha Mete.
Po ashtu po diskutohet edhe një skemë sigurimi për sektorin bujqësor, në mënyrë që në rast katastrofash natyrore fermerët të mos humbasin gjithë mundin.
“Sigurimi i bujqësisë mund të ishte një mjet i rëndësishëm i menaxhimit të rrezikut që ndihmon fermerët të mbrohen nga humbjet financiare për shkak të fatkeqësive natyrore dhe kushteve klimatike”.- u shpreh Mete.
“Është i domosdoshëm konsultimi me qytetarët nëse jemi vërtet të rrezikuar nga katastrofat. Në rastin e bujqësisë e njëjta gjë. Në një takim fermerët na thanë “Ata që erdhën nga sektori i sigurimeve nuk e njihnin bujqësinë fare, dhe as ata nuk e njihnin sistemin e sigurime. Ndaj duhet të konsultohemi mirë”.- tha Shalsi, deputet i PS-së.
Aktualisht nuk është bërë publik sesa është primi i sigurimit që do të paguajnë qytetarët për sigurimin e banesës, ndërsa për sektorin e bujqësisë ende nuk ka një draft të finalizuar se si do të funksionojë skema.
-
Z.minister,as tek ne nuk eshte me detyrim sigurimi i banesave,aq me teper vetem per dicka specifike si termeti.Tek ne sigurimi eshte i detyruar vetem sa kohe paguan mortgage.Dhe pse vetem termeti? Juve me shpesh u demtohen shtepite nga bombolat e gazit,e qarqet e shkurter, se sa nga termetet qe jane te rralle.Beheni per cdo gje dhe jo vetem per termetin dhe jo me detyrim.Nese keni ndermend te pasuroni artificialisht kompanite e sigurimeve me kete skeme,atehere eshte ceshtje tjeter.
Përgjigju -
Sa jemi tek kjo pjesë, sa miliona kapi Tigri në këtë aferë, se nuk do t'a ketë zënë gjumi pa kap ndonjë dhjetëshe?!
Përgjigju -
Sa eshte shifra qe eshte vjedhur nga struktura e PS sa eshte shifra qe jane paguar per shtepi qe muk ishin demtuar sa eshte shifra per shtepi te braktisura qe u rindetuan sikur ishin demtuar nga termeti sa eshte shifra per pagesa qerash fiktive sa eshte kosto reale per meter katror qe ndertuan e gjitha kjo si rruhet shume kryeministrit vip tv populli ne fund deri ne rreze
Përgjigju










Komente
Komento