Meta: Qeveria dhe Bashkia Tiranë po u marrin me forcë pronën qytetarëve në Kombinat, me pretekstin e tërmetit! Tërhiquni menjëherë

Meta: Qeveria dhe Bashkia Tiranë po u marrin me forcë pronën qytetarëve në Kombinat, me pretekstin e tërmetit! Tërhiquni menjëherë

Presidenti Ilir Meta

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se kanë nisur një proces shkatërrimi në Kombinat, referuar rindërtimit në këtë zonë. Ai i është referuar një letrës, sipas së cilit është dërguar nga pronarët e këtyre banesave në Kombinat që dalin kundër shembjeve të banesave të tyre për të ndërtuar një lagje të re ku do të strehohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 tetorit.

Në këtë letër të drejtuar presidentit Ilir Meta dhe ambasadorëve të huaj në Shqipëri, pronarët shprehen se banesat e tyre nuk janë dëmtuar në tërmeti, duke theksuar se sipas tyre e mira është që objektet e reja duhet të ndërtohen në hapësira boshe apo ndërtesa që janë të vjetra.

"Mendojmë se nuk është e drejtë që të shemben me mijëra metra katror objekte industriale për të ndërtuar shtëpi. Nuk i takon ky luks shtetit tonë të mbytur në borxhe. Në Kombinat ka shumë hapësira boshe dhe objekte të rrënuara mbi 25 vjet, që mund të bëhen objekt sëmundjes. A s'do të ishte më mirë që pallatet e reja të ndërtoheshin atje pa shkatërruar objektet tona që kapin vlerën e miliona eurove", shkruhet në letër.

Nisur nga kjo, kreu i shtetit shprehet se qeveria dhe Bashkia po u merr me forcë pronën qytetarëve duke shfrytëzuar tërmetin e 26 nëntorit. Ai i garanton se "do t’i mbroj me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore të drejtat e tyre kushtetuese".

"Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve në zonën e “Kombinatit” në Tiranë. Jam njohur me peticionin e dërguar nga një grup qytetarësh të kësaj zone dhe i kam kërkuar zyrtarisht, që prej muajit shkurt 2021, Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë të vlerësojnë ankesat e parashtruara me objektivitet dhe paanshmëri. Deri tani asnjë angazhim serioz prej tyre, që të reflektojë zgjidhjen e çështjeve të ngritura me të drejtë nga këta qytetarë.

Me pretekstin e rindërtimit të pronave të dëmtuara nga tërmeti dhe me alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë po ndërhyjnë me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e qindra familjeve, duke krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe duke nxitur një tension social të panevojshëm në këtë zonë.  I bëj thirrje Qeverisë ende në detyrë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës, por të garantojnë një zgjidhje të drejtë e objektive siç Kushtetuta e parashikon.

Neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garanton pronën private të çdo qytetari.  Ndaj nuk ka VKM apo Akt Normativ, që mund të cënojë këtë të drejtë të shenjtë apo më keq akoma, t’i largojë forcërisht qytetarët nga pronat e tyre, pa një proces të rregullt ligjor. Duke i falënderuar qytetarët e “Kombinatit” për shqetësimin, që më kanë përcjellë, i garantoj se do t’i mbroj me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore të drejtat e tyre kushtetuese", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 30/03/2021 17:46

    Ik o like injoranti dhe kokemadhi se po te vjen fundi, mos ki merak se nuk ta jep voten askush tu dhe mona surrat kalit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare