Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama në Laç: Ndryshon faqja e gjithë qytetit dhe cilësia e jetës për 800 familje (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ish-ministrja Lindita Nikolla, dhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, vizitoi nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate, për familjet të cilave banesat iu dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Redaksia 25 Nëntor 2020, 14:06 | Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:39
LAÇ-Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ish-ministrja Lindita Nikolla, dhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, vizitoi nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate, për familjet të cilave banesat iu dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri Rama në postimin në rrjetet sociale të videos live nga inspektimi në Laç shkruan se janë hedhur themelet e ka nisur ngritja e kolonave të pallateve të reja të Zonës 1 të qendrës së qytetit, ku do të ndërtohet edhe shkolla e re.
"Ndërkohë që sapo ka nisur infrastruktura e Zonës 2, e cila ndërkohë do të zgjidhë edhe problemin shumëvjeçar të përmbytjeve nga përroi i Laçit, për të vazhduar paralelisht me pallatet e reja, spitalin e ri, godinën e re të bashkisë dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar", shkruan Rama.
Kryetarja e Bashkisë Kurbin e njoftoi Kryeministrin se në total investimi është 27 miliard investime i ofruar nga qeveria shqiptare dhe ajo turke.
Ministri Ahmetaj bëri me dije se për dy javë nisin themelet tek zona 1 dhe 2.
"Sado që ta dëgjojnë qytetarët, ata po nuk e panë, se besojnë. Ça t’i bësh. Dritan (i drejtohet shefit të kantierit shqiptar) vëllezërit tanë (turqit) kanë vendosur standard këtu. Duhet të mbajmë këtë standard me të gjitha godinat", porositi Rama.
Kujtojmw se një investim i tillë do të bëhet falë një donacioni të dhënë nga qeveria turke por dhe nga buxheti i shtetit shqiptar.
BRAVO RAMA,,,VAZHDO ME KETO PROJEKTE TE MIRA...
PërgjigjuFal kryeministrit Rama jane te gjitha keto investime ti mira per popullin