Rindërtimi, Rama në Kavajë: Ka nisur ndërtimi i kompleksit të ri me 135 apartamente! Ahmetaj: Do ndërtohen 158 shkolla
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë qenë në Kavajë ku kanë inspektuar punimet për rindërtimin e godinave të banimit me 135 apartamente parkime nëntokësore e njësi shërbimi.
Redaksia 28 Dhjetor 2020, 16:14 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 18:48
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë qenë në Kavajë ku kanë inspektuar punimet për rindërtimin e godinave të banimit me 135 apartamente parkime nëntokësore e njësi shërbimi.
“Në një nga kantierët e Rindërtimit, ku pasi është ndërtuar infrastruktura, ka nisur ndërtimi i kompleksit të ri të godinave të banimit me 135 apartamente, parkime nëntokësore e njësi shërbimi. qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama.
Ndërsa ka bërë rezymenë Ahmetaj tha se në këtë zonë do të ketë 4 pallate dhe 125 apartamente, duke vijuar më tej me rezymenë se çfarë do të rindërtohet në këtë zonë.
“Në këtë sajt do të jenë 4 pallate dhe 125 apartamente. 20 do të jenë 1 plus 1. Të tjerat 3 plus 1. Do ketë rreth 70 parkime”, tha Ahmetaj mes të tjerash.
Rama dhe Ahmetaj inspektuan edhe shkollën nëntëvjeçare “Shtodhër”, e rindërtuar pas shembjes nga termeti i 26 nëntorit. 130 nxënës do mësojnë në kushte më të bukura, infrastrukturë më të fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian. Ahmetaj tha se brenda këtij viti do të mbarojnë edhe 30 shkolla të tjera.
"Përveç banesave individuale dhe pallateve, në të gjithë zonat e dëmtuara nga tërmeti do të ndërtohen edhe 158 shkolla", tha Ahmetaj.
Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video në Facebook të një familje në Tiranë e cila është futur në banesën e re. Vazhdimisht Rama tregon se procesi I rindërtimit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit vijon pa ndalur.
lala lala lalaralala
Përgjigju