Me kontributin e banorëve të dy fshatrave të Lezhës është rindërtuar kisha historike e Shën Lezhdrit e cila u shkatërrua gjatë kohës së diktaturës. Ata synojnë ta kthejnë në atraksion turistik për vete historinë dhe bukuritë natyrore që ofron zona.
Nga ky ballkon mund të kundrosh një pjesë të mirë të Adriatikut. Nuk jemi rastësisht këtu në fshatin piktoresk të Prullit në Lezhë. Banorët e zonës kanë rindërtuar kishën qindravjeçare të Shën Lezhdrit, e cila ishte rrënuar në kohën e diktaturës.
"Kisha është shembur në vitin '67 dhe është rrënuar në mënyrë barabare nga komunizmi kemi mbledhur harqet, kryqet, gropat e ujit të bekuar që janë bërë 600 a 700 vjet më parë", është shprehur një banor.
Një Kryq i madh, 15 metra i lartë është vendosur në oborrin e kishës, i cili duket deri në Shëngjin.
Banorët e zonës kanë punuar nën drejtimin e priftit Alessandro Truscello dhe me donacione të vetë banorëve, kryesisht djemve të rinj në emigracion.
"Me ardhjen e priftit Aleksandri kjo kishë është rimëkëmbur në mënyrë më të shpejtë nga viti 2008 e dei sot kanë punuar punëtorët me mundësitë që kanë pasur ka kontribuar gjithë fshati. Një nga kontribuesit është Marjan Kola", tha banori.
Kisha e Shën Lezhdrit, një nga më të vjetrat në Ballkan ishte ndërtuar në vitin 1402, dhe citohet në mjaft libra të historisë. Pas viteve '90 aty kishin mbetur vetëm rrënoja, por banorët e Spitenit dhe Prullit e kthyen në identitet.
Përpos ritualeve fetare ata synojnë ta kthejnë edhe në atraksion turistik dhe vend pelegrinazhi. Për këtë duhet edhe ndërhyrja e bashkisë për të asfaltuar rrugën prej 12 kilometrash nga qendra e Lezhës deri në fshatin Prull.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
Ju rrofshin kryqet e gjysmehenat qe sollen pushtuesit
Përgjigju