TIRANE - Rruga Vorë – Kuç do të rikonstruktohet nga Fondi Shqiptar i Zhvilimit, i cili i ka filluar punimet. Burimet zyrtare të FSHZH-së bëjnë të ditur se “10 mijë banorë të Vorës, Kuçit, Picarit, Gjokajt dhe zonave përreth do të komunikojnë midis tyre me rrugë të asfaltuar të parametrave bashkëkohore. Rruga Vorë – Kuç, 7.7 km e gjatë, lidh jo vetëm këto fshatra dhe Vorën, por edhe autostradën Tiranë – Durrës.
Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti nga 4-7 m dhe dy bankina nga 0.75 m. Ajo do të jetë e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujërave të bardha, mure mbajtës, tombino dhe vepra të tjera arti. Kohëzgjatja e punimeve është parashikuar 8 muaj”.
Ky investim do ta pakësojë tri herë kohën e udhëtimit.
Redaksiaonline
(a.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com