Nxënësit e Shkollës së mesme profesionale "Kolin Gjoka" në qytetin e Lezhës, shumë shpejt do të kenë një godinë të re ku mund të studiojnë në kushte bashkëkohore.

Projekti i ndërtimit të kësaj shkolle është prezantuar në një ceremoni ku ishin të pranishëm mësues të kësaj shkolle, autoritet vendore , deputet si dhe zëvendës ministerja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula.

Kjo e fundit është shprehur se me ndërtimin e kësaj shkolle të re i përgjigjemi sfidave që ka qyteti i Lezhës për arsimin profesional.

Shkolla e re profesionale në Lezhë do të ndërtohet tek ajo ekzistuese e cila do të shembet plotësisht, ndërsa fondi për këtë shkollë është mundësuar nga delegacioni evropian.

Punimet pritet që të nisin shumë shpejt dhe do të përfundojnë në muajin janar të vitit 2016-të.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)