LIVERPUL - Çelsi ka arritur të marrë një fitore 2-0 në ndeshjen e javës së 36 të luajtur përballë Liverpulit në fushën e këtyre të fundit. Me nga një gol në fundin e çdo pjese, blutë e Londrës, rihapin garën për titull duke e ngushtuar tashmë diferencën në -2 pikë.

Golat për të besuarit e Murinjos u shënuan nga Ba në fundin e pjesës së parë dhe braziliani Willian në minutën e 94.

Me këtë fitore Çelsi shkon në kuotën e 78 pikëve, ndërkohë që vazhdon të kryesojë kampionatin Liverpuli me dy pikë më tepër kur mbeten edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)