Gazetari rus Arkady Babchenko, për të cilin është raportuar se është vrarë të martën në Kiev të Ukrainës, është i gjallë dhe shëndoshë, raporton BBC.
Babchenko është shfaqur gjatë konferencës për gazetarë në një televizion të Ukrainës. Babchenko, një kritik i presidentit rus Vladimir Putin, u shfaq në një konferencë për shtyp, pas raportimeve se ishte vrarë.
Shefi i shërbimeve të sigurisë në Ukranë, tha se kjo “vrasje” ishte inskenuar, në mënyrë që të ekspozoheshin agjentët rusë. Pasi e panë të gjallë në televizon Babchenko, kolegët e tij shpërthyen menjëherë në festë në redaksinë e tyre në Kiev.
Ata nuk kishin asnjë informacion mbi të vërtetën, madje për këtë gazetari rus nuk kishte njoftuar as bashkëshorten e tij, së cilës i kërkoi falje.

( Inskenimi i vrasjes së gazetarit rus Arkady Babchenko )
Komente











