Ringjallet gjashtëpikëshi i Ban Ki Mun

Ringjallet gjashtëpikëshi i Ban Ki Mun
Rritja e numrit të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, amnistia për taksat e qytetarëve të veriut dhe për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe shtimi i një përfaqësuesi serb në Këshillin Konsultativ për Komunitete, janë vetëm disa nga veprimet që planifikohen në kuadër të dialogut për veriun, e që do të vlerësohen si koncesione jashtë pakos së Ahtisaarit e që ishin paraparë në 6 pikat e propozuara nga Ban Ki Mun, shkruan Koha Ditore.

Sipas planit të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, pjesë të të cilit i ka kuptuar gazeta Koha Ditore, pritet që këto veprime të fuzionohen brenda pakos së Ahtisaarit.
 Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zubin-Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi, sipas burimeve të Koha, do të kenë mundësinë që ta krijojnë një asociacion të veçantë.

Ky asociacion do të ketë asamblenë e vet dhe do të merret me menaxhimin, gjegjësisht ndarjen e buxhetit që do të ndahet nga buxheti i Kosovës, ai i Serbisë por edhe nga donacionet ndërkombëtare. Do të emërohen edhe katër zyrtarë të lartë.

Kryeministri Hashim Thaçi, planin 6 pikësh e pat deklaruar si të vdekur dhe zyrtarët qeveritarë në deklaratat publike patën kundërshtuar çfardo Ahtisaari plus.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë