Ringjallet Juve, bum të ardhurash
nga pjesëmarrja në Champions 

Ekipi i Juventusit këtë edicion do të ketë një rritje në të ardhurat financiare pasi do të luajë në Champions League. Një tjetër faktor pozitiv është fakti që ka ndërtuar stadiumin e ri. Torinezët pësuan një rënie drastike edicionet e fundit pasi u dënua duke përfunduar në Serinë A dhe mes shumë përpjekjesh arriti që të shpallej kampion i italisë. Titulli kampion solli edhe një rritje në nivelin e të ardhurave, por sigurisht që nuk mund të krahasohet me Realin e Madridit apo ekipe të tjera të një ragu më të lartë.Reali i Madridit ëhstë njëri prej klubeve më të pasura në botën e futbollit, por jo vetëm, duke thyer rekorde vit pas viti nga të ardhurat e grumbulluara. Në bilancin e fundit, nga edicioni 2011-2012 në arkën e madrilenëve të ardhurat kapin shifrën e 514 milionë eurove. Ky është një rekord në mesin e krizës ekonomike që ka përfshirë gadishullin iberik. Rritja nga viti i kaluar është vetëm 7 %, ndërsa humbjet arrijnë 24.2 milionë euro ose 23.2 %.

Por kur shikon që bilancet e shumë klubeve në të gjithë globin rezultojnë me humbje mjaft të madha, deri edhe në falimentim, Reali i Madridit dhe kompania e presidentit Florentino Perez e kanë mbyllur pozitivisht.
Lajme pozitive vijnë edhe mbi borxhin, i cili pretendohet se do të jetë në gjendje për t'u reduktuar në masën 26.5%, me 124.700.000 euro. Për vitin e ardhshëm financiar (2012-13) klubi pret të regjistrojë përsëri një bilanc pozitiv në aspektin e të ardhurave.

(d.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve