Mos e përzieni kurrë oktapodin me salcë soje, vetëm nëse iu pëlqen ta shihni gjallesën me tetë këmbë teksa kërcen përpara syve tuaj. Kjo ka ndodhur në një restorant dhe njerëzit e habitur e kanë filmuar momentin e ‘magjisë’.
Oktapodi kthehet në jetë dhe fillon të lëvizë tentakulat si zombi. Sipas shpjegimit shkencor, kjo dukuri e çuditshme ka ndodhur pasi salca e sojës ka përmbajtje të lartë kripe dhe prek qelizat e muskujve ende aktivë të oktapodit. Kripa në këtë rast zëvendëson trurin e krijesës.
Por pavarësisht shpjegimeve shkencore, kjo dukuri vazhdon të mbetet e frikshme dhe mbase një alternativë e mirë për të shpëtuar oktapodët nga vrasja dhe konsumimi.

/Shqiptarja.com